E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: “Do i dal zot vetes, s’mund të ma rrënoni dinjitetin”

06-06-2012 / Gazeta 55

Mesazhi i Fatos Nanos për Edi Ramën dhe oborrin e tij partiak


Në prag të ardhjes së në Shqipëri të Stefano Saninos, i dërguari i Komisionerit Stefan Fyle, ish-kryeministri Fatos Nano inkurajon Kryetarët e Partive që të bëjnë të gjitha përpjekjet që të mbërrijnë me pjekuri marrëveshje parimore, në favor të përparimit të axhendës së Integrimit Europian të vendit tonë. Siç bën me dije “Lëvizja Nano President”, Shqipëria është vend Anëtar i NATO-s dhe kërkohet nga klasa politike që të sillet si një klasë politike e një vendi Anëtar i NATO-s edhe për përzgjedhjen e kreut të ri të shtetit. “Fatos Nano inkurajon Kryetarët e Partive politike të përfaqësuara në Kuvend, që të dalin nga ngërçi dinjitetrrënues dhe mundësizhbërës i kategorizimit të kandidaturave në politike, jopolitike, shoqëri civile, etj., dhe të përqendrohen me përkushtim dhe mirëkuptim që të kërkojnë kandidatët më të mirë për të zgjedhur Presidentin më të mirë. Proceset e deformuara japin fryte të këqija. Kategorizimi i kandidaturave dhe hulumtimi nëpër secilën kategori nga Kryetarët, duke përjashtuar arbitrarisht kategori të caktuara, apo emra të ndryshëm, është vetëm shprehi e paaftësisë dhe mendësisë së gabuar të kësaj klase politike që po rrezikon ta shndërrojë çdo ditë e më tepër Shqipërinë në një vend Kryetarokratik”, thuhet në njoftimin për media të “Lëvizja Nano President”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›