E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano: Konkurentëve të Mimi Kodhelit u mungon liria

03/06/2005  Kryeminsitri Fatos Nanos ka prezantuar kandidatën për deputetes në zonën elektorale numër 31, Mimi Kodheli. Nano, pasi i ka bësuar një nga zonat më të vështira për t'u fituar ish-prefektes të Tiranës është shprehur se “përballë Mimit janë konkurrentë që ju mungon liria, liria për të menduar, liria për të vepruar, liria për t’u shprehur për atë që mendojnë. Më vjen keq, nuk mund të them më që s’e kanë edhe ata vetë fajin”. Duke e cilësuar si një emancipim të shoqërisë shqiptare përfshirjen e femrave në vendimmarrje, kreu i ekzekutivit shqiptar tha se “nuk kënaqem që ne dalim të parët me përqindjet e ulëta të përfaqësimit në listën e kandidatëve për deputete. Ju lutem bëni të pamundurën që një nga 8 kandidatët për deputete që kemi, Mimi Kodheli, të votohet”. Nano i ka kërkuar banorëve të zonës elektorale 31 që të mos votojnë për Ilir Metën, pavarësisht se ky i fundit vjen në këtë zonë me kandidatin Ilir Dashi, i cili, sipas Nanos, është një figurë tepër e vlerësuar. “Ilir Dashi ka qenë në një fakultet me mua dhe me Mimin. Ka një familje shumë të mirë, gjysma e familjes së tij është sfungjer për investimet e huaja dhe ne jemi të hapur të punojmë me njerëzit që atdhedashurinë e shprehin me profesionalizëm. Problemi është që Ilir Dashi, sikur të mbledhë aq vota, sjell Berishën në pushtet”. Në qendër të sulemve ka qenë dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, që, sipas Nanos, “në një moment të caktuar, ne me të drejtë kishim stigmatizuar si të vetmin simbol të së keqes Berishën, atë lloj udhëheqësi, që edhe nëse ka ndonjë gjë që do të mbahej mend për të mirë për partinë e asaj kohe, do të ishte shyqyr që shpëtoi nga Berisha. Kështuqë, votuesit e kësaj zone duhet të kuptojnë se nuk kanë përballë Bamirin, kanë përballë Berishën”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›