PD fton të djathtët në bisedime
20/01/2005 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje se do të rishikohen dhe një herë marrëdhëniet me partitë e spektrit opozitar të djathtë, duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një koalicioni. "Do të ketë një rishqyrtim të marrëdhënieve me partitë e spektrit të djathtë pa asnjë lloj ngurrimi", tha Berisha. Në këtë mënyrë, ai ka lënë të hapur bisedimet dhe me LZHK-në, kurse këta të fundit e kanë refuzuar ftesën, duke u shprehur se nuk janë të interesuar. Megjithatë, lideri demokrat u shpreh se mundësia e një kompromisi do të varet nga negociatat, të cilat pritet të fillojnë së shpejti. "Natyrisht PD-ja është parti e dialogut, e kompromisit dhe e bashkëpunimit. Tani, se si do të vendosen këto linja bashkëpunimi do të jenë negociatat ato që do të dëshmojnë", u shpreh Berisha. Deklaratat e kreut të PD-së vijnë në një moment kur në media është hedhur mundësia e një bashkëpunimi dhe dalje në koalicion mes Partisë Demokratike dhe PDR-së së Pollos. Kryetari i PD-së pohoi se ka pasur takime mes kryetarit të Grupit parlamentar PDR-së, Ndoka dhe krerëve të PD-së në parlament. Sipas tij, nga bisedimet nuk është dalë në ndonjë përfundim konkret. Duket se dhe pas debateve mes dy partive të opozitës, mundësia që PDR-ja të përfshihet në koalicionin PD-PR është më e madhe se një përfshirje e mundshme e LZHK-së në këtë koalicion. Kjo edhe për faktin se në PD, për ish-aleatët, të cilët janë pjesë LZHK-së, ekziston një rrymë kundërshtimi, pavarësisht nga dëshira e Berishës për t'u ulur në bisedime.
Data e zgjedhjeve
Por koalicioni nuk është i vetmi problem që kanë demokratët për zgjedhjet parlamentare. Deklarata e kreut të shtetit se zgjedhjet mund të zhvillohen në muajin korrik të këtij viti, ka sjellë diskutime ndër përfaqësuesit e opozitës. Ndërsa Moisiu ka argumentuar se në ndryshimet e Kodit, nuk është lënë hapësira që zgjedhjet të zhvillohen në qershor, demokratët thonë se gjatë muajve korrik-gusht zgjedhësit janë me pushime, ndaj dhe vihet në pikëpyetje i gjithë procesi. Një pjesë e drejtuesve të PD-së janë të mendimit se, në qoftë se për datën e zgjedhjeve nuk shihet mundësia që ato të zhvillohen në muajin qershor, atëherë do të ishte mirë që ato të shtyheshin për në shtator. Nga ana e tyre, ekspertët e PD-së po shohin mundësinë për të gjetur hapësirat ligjore për të ndryshuar datën e zgjedhjeve. Sipas burimeve nga PD-ja, ekziston rreziku që data e zgjedhjeve të vendoset në mes të korrikut, pra në pikun e pushimeve të verës dhe kjo në mos do të çonte në humbjen e zgjedhjeve nga demokratët, do të ndikonte dukshëm në rezultat.