E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Përjashtimi i Islamit, gabim fatal i PS

TIRANE-Ish-kreu i PS, Fatos Nano ka komentuar sot zhvillimet më të fundit politike në Partinë Socialiste.
Në homazhet për ish-presidentin cek Vaslav Havel që po mbahen këto ditë në ambasadën ceke në Tiranë, Fatos Nano pas nderimit për të ndjerin u shpreh për mediat e interesuara.

Rreth përjashtimit të Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i PS, Nano deklaroi se ky është një gabim fatal i socialistëve duke shpresuar në ndreqjen e tij.
“Përjashtimi i Islamit nga PS një gabim fatal. Shpresoj që PS të gjejë forcat të ndreqë këtë gabim fatal”.

Islami u përjashtua nga grupi i PS pak ditë më parë nën motivacionin se ka shkelur rregulloren dhe statusin e PS me veprimet e tij, ndërkohë që vetë deputeti e cilësoi këtë vendim si të paprecedent.

I pyetur për cështjen e kandidimit për President dhe deklaratave nga ana e PS, ish-kreu i socialistëve tha shkurt se “Unë nuk e njoh axhendën e PS”.

Ndërsa rreth deklaratës së Nikoll Lesit se është kërcënuar nga ish-kreu socialist, Nano theksoi se ka 4 vjet që nuk ka kontaktuar me Lesin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›