E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-medias: Komunikimi im i fundit si President

TIRANE- Presidenti Topi ka zhvilluar sot një pritje për përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, ku deklaroi se ky do të jetë edhe komunikimi i tij i fundit si President, duke paralajmëruar kështu që nuk do rikandidojë në këtë post.

“Ky është komunikimi i fundit me ju si President, nuk do jem më në këtë pozicion institucional”, tha Topi. Kreu I Shtetit e ka cilësuar jetën politike të këtij viti si mjaft dinamike, ndërsa falenderoi mediat për misionin e tyre të vyer.

“Ju falenderoj për këtë mision të vyer, vlerësoj zhvillimin e medias në këto vite, jo thjesht në fushën e teknologjisë. Kjo ditë është vecanërisht për tu përshëndetur me njëri-tjetrin. Në fushën tuaj ka edhe relativitet, ka konkurencë, dikush është para dikush mbrapa, por rëndësia ka që të gjithë bashkë të shkojmë në sintoni me problemet”, u shpreh Topi.

Duke vlerësuar median,Topi tha se ajo në momente të caktuara ka bërë edhe revolucione. Ai apeloi që në vend të ketë media të pavaruara nga politika, ku të mbizotërojë, “e vërteta dhe profesionalizimi”. Topi deklaroi më tej se edhe TVSH-ja televizioni i të gjithë shqiptarëve, sic tha ai duhet të jetë më i besueshëm për publikun
“Njerëzit kërkojnë një media të lirë dhe të pavarur duke filluar nga ai që ka detyrim kushtetues që është TVSH-ja. Gazetarët duhet të bëhen më të besueshëm që të tregojnë se është televizioni i të gjithë shqiptarëve” është shprehur Presidenti.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›