Nano: Politika e Ramës e pakuptimtë
13/03/2009 Ish-kreu socialist thumbon në distancë lidershipin e PS-së. Paralajmëron kandidimin e tij
“Nuk besoj se Partia Socialiste, përfaqësohet nga politika e sotme zyrtare”
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr shuplakën e radhës, kësaj radhe nga paraardhësi i tij Fatos Nano. Në rishafqjen e tij ish-kryetari i PS-së nuk ka vonuar të shigjetojë ashpër lidershipin e partisë që ai drejtoi për vite me radhë, mbi mënyrën e përzgjedhur për drejtimin e saj. Me një dozë të fortë thumbuese ish-kryetari Nano jo vetëm ironizoi politikën e cilësuar “e re” nga kryetari i PS-së Edi Rama, por nga ana tjetër bëri dhe një përmbledhje të shkurtër të qëndrimeve të tij ndaj kësaj partie dhe së majtës në përgjithësi. Sipas tij, PS-ja nuk përfaqësohet nga politika e sotme zyrtare, aq më tepër që në gjykimin e ish-kryesocialistit kjo politikë është e pakuptimtë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të majtët.
Deklarata
Ish-lideri socialist Fatos Nano u rishfaq dje përpara kamerave si një nga personalitetet e politikës shqiptare, ku bëri të qartë deri diku pozicionin e tij përpara zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kështu, edhe pse na ndajnë vetëm pak muaj para kësaj gare elektorale dhe ku deri më tani ish-kreu Nano pati zgjedhur të qëndrojë larg zhvillimeve politike, vetëm me ndonjë ndërhyrje të rrallë mbi çështje të ndryshme, me sa duket ai do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën rrugë, duke mos u angazhuar politikisht as në këtë periudhë të shkurtër kohore. Por një qëndrim i tillë merr shkas nga vetë ajo çfarë përfaqëson politika në përgjithësi dhe sidomos ajo e Partisë Socialiste në veçanti. “Unë besoj se gjithashtu flas duke heshtur. Natyrisht, nuk mund të jem pranë një politike që në vlerësimin tim është e pakuptimtë , pavarësisht nga etiketat e reja. Dhe e pafrytshme jo vetëm për shqiptarët në përgjithësi, por edhe për popullin e majtë në veçanti”, - vuri në dukje Nano. Njëkohësisht, duke iu referuar po kësaj çështje, ish-kreu socialist shprehu habinë e tij, deri diku dhe duke ironizuar mosinteresin që tregojnë drejtuesit e politikës së re për karrierën e tyre në politikë. “Vazhdoj të mendoj se si është e mundur që politikanët e rinj nuk po kalkulojnë as interesat e karrierës së tyre personale.” Ndërkohë, referuar rikandidimit të tij për një tjetër mandat në legjislativ, Nano fshiu çdo mundësi për mospjesëmarrje në garë. Por përjashtoi mundësinë për të qenë pjesë e fushatës elektorale të PS-së. “Nuk ia kam shtruar këtë pyetje ndonjëherë. Nuk besoj se Partia Socialiste përfaqësohet nga politika e sotme zyrtare.” Megjithëse i këtij qëndrimi, ish-kreu socialist siguroi se nuk do të ndikojë me ndërhyrjen e tij për përçarjen e mëtejshme të së majtës. “Unë jam i vërtetë kështu siç jam, nuk kam nevojë të fus ndonjë dorë për të përçarë akoma më tej të majtën”, - deklaroi ish-kryetari i PS-së.
Prezenca
Rishfaqja e ish-kreut të PS-së Fatos Nano lidhej me paraqitjen e tij në njësinë numër 10 të kryeqytetit për të aplikuar për letërnjoftimet. Edhe gjatë procesit të aplikimit ish-lideri socialist nuk la pa shigjetuar kreun socialist Rama, por kësaj radhe nën cilësinë e kreut bashkiak. Kjo nisur nga mungesa e numrit të pallatit të tij të banimit.