Tiranë-Elbasan, banorët e Bërzxhitës në protestë
TIRANË- Banorët e Bërzhitës të prekur nga ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan kanë protestuar paraditen e sotme, duke kërkuar nga qeveria kompensim me çmimin e tregut dhe parapagim, para nisjes së punës.
Të mbledhur bashkë, banorët ankohen se nuk po zbatohet vendimi për marrjen e kompensimit si parapagim, ndërkohë që puna ka nisur e sipas tyre po u shkatërrohen pronat.
Ata janë të pakënaqur me çmimin që u është caktuar, 3 mijë lekë, duke pretenduar se ky nuk është çmimi real i tregut, por shumë herë më i ulët.
Ne nuk do të lejojmë të punohet pa na u plotësuar kërkesat. Qeveria të gjejë një zgjidhje edhe për pronën tonë- thonë banorët.
