Nano Presidenti i ri duhet te simbolizoje unitetin kombetar

Ish-kryeministri, Fatos Nano, lideri historik i së majtës shqiptare, në një deklaratë për mediat, ka shprehur urimet më të sinqerta Presidentit të sapozgjedhur të Republikës Bujar Nishani. Zoti Nano vlerëson se vendi ka Presidentin e saj, i cili ka dalë nga një votim transparent në Kuvend. Ai shprehet se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë të bashkohen, e Presidenti i ri Bujar Nishani më tepër se kurrë duhet të simbolizojë unitetin kombëtar. Ish-kryeministri Nano, thekson se të gjitha energjitë e përbashkëta, të të gjithë klasës politike, qeveri dhe opozitë, të qytetarëve dhe në bashkëpunim me partnerët euroatlantikë duhet të fokusohen tek reformat e integrimit europian dhe manifestimet sa me dinjitoze të atdhetarisë në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar.