E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano: Shqipëria pro përpjekjeve amerikanë në Lindjen e Mesme.

03/06/2005  Kryeministri flet për agjencinë World Net Daily për trupat në Irak, luftën kundër Al Kaedës dhe anëtarësimin në BE

Me vendin në prag zgjedhjesh vendimtar demokratike, Kryeminsitri shqiptar, Fatos Nano, ka fulor për WorldNetDaily për vendimin e tij për të dërguar trupa në Irak, eksperiencën e fundit në luftën kundër Al-Kaedës, kërcënimin në rritje të çështjeve bërthamore në Iran dhe mbi shpresën e tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian Brenda 10 viteve të ardhshme.

Zoti Nano cc’mendim keni për përpjekjet e koalicionit amerikan për të sjellë demokracinë në Irak?

Unë besoj se prezenca e SHBA-së dhe demokracive të tjera, të mëdha apo të vogla, mund të sjellë një zgjidhje paqësore në Irak për problemet etnike dhe problemet e tjera gjithashtu. Nuk është vetëm të eksplorimi dhe krijimi i demokracisë, por gjithashtu krijimi i një situate bashkëjetese në paqe ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike. Kjo do të sjellë paqe në rajon.

Shqipëria, një vend i vogël mysliman, e ka mbështetur fushatën e Amerikës në Irak dhe tani ka rreth 200 trupa paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan. Në fakt, së fundi, ju keni vendosur të dërgoni dhe 50 trupa të tjera. Pse?

Ne jemi përkrahës të përpjekjeve amerikanë në Lindjen e Mesme. Kjo reflekton transformimin real që ka kaluar vendi im gjatë viteve të fundit. Ne jemi shndërruar nga një vend konsumator i sigurisë, një krizë ekonomike dhe nga rënia i institucioneve

shtetërore, në një vend që tashmë është i aftë të kontribuojë në sigurinë globale dhe iniciativat ndërkombëtare Shqipëria është maturuar shumë. Kjo është arritur me

ndihmën e Amerikës dhe disa institucioneve ndërkombëtare. Kështu që në jemi krenarë si komb që mund të ndihmojmë dhe kontribuojmë në formimin e demokracisë në vende të tjera të botës.

Publikimi i kohëve të fundit nga -Newsweek i një historie, sipas të cilës, hetuesit amerikanë në Kubë mund të ketë hedhur një kuran në tualet, ç’ka nxiti trazira në Afganistan dhe Pakistan dhe pjesë të tjera të botës myslimane. A ishin protestat kryengritje spontane, apo mendoni se ishin planifikuar nga persona të xhihad-id, që kërkonin shkak për t’u rebeluar kundër influencës amerikane në Lindjen e Mesme?

Mund të jenë planifikuar. Kjo nuk mund të përjashtohet. Fondamentalistët gjithmonë i përdorin ngjarjet si pretekste për të nxitur dhunën. Unë besoj se procesi i frenimit të diktaturës në Lindjen e Mesme, si ajo që është bërë në Irak, dhe çlirimi i njerëzve nga regjimet diktatoriale do të rrisë shanset për t’i nxjerrë fondamentalistët nga pozicionet e tyre.

A ka pasur Sadam Hysein armë të shkatërrimit në masë para luftës në Irak?

Sadami ishte vetë arma më e rrezikshme e shkatërrimit në masë. Armët e tjera do të përbënin një rrezik edhe më të madh për të gjithë botën. Dhe ne e dimë që Iraku kishte një armë të madhe - Sadamin.

Ka patur shumë lajme se Sadami i ka transferuar armët e shkatërrimit në masë në Siri para vendosjes së forcave amerikane në rajon. Për ju, mund të jetë e vërtetë?

Unë di shumë më shumë se media për këto çështje. Unë besoj dhe e kam parë nëpërmjet kontributit tim pro-aktiv (në fushatën në Irak) dhe nëpërmjet kontakteve me lider të tjerë, të cilët janë marrë me çështjen e Sirisë, që mundësia e transferimit të armëve nuk mund të përjashtohet. Dhe në lidhje me Sirinë (ndaj kësaj politike) prirja e përgjithshme për t’u dhënë fund fuqive diktatoriale nuk mund të përjashtohet.

A do të bëhet Iraku ndonjëherë një demokraci e zhvilluar? Po vendet e tjera të Lindjes së Mesme, si Libani.

Me siguri që Iraku do të behët demokraci. Por do të kërkojë pak kohë. Rruga aktuale është orientimi i duhur drejt këtij qëllimi. Unë shpresoj shumë që dhe Libani të ndjekë këtë rrugë. Unë humba një mik të madh (ish-kryeminstri i vrarë i Libanit, Refik) Hariri. Unë kisha besim në vendosmërinë e tij për t’i sjellë demokracinë vendit të tij dhe rajonit, për t’i sjellë vlera pozitive dhe të rëndësishme Lindjes së Mësme. Unë shpresoj se populli i Libanit do të ketë gjithashtu shanse për liri dhe demokraci.

Për të folur për demokracinë, zgjedhjet në Shqipëri fillojnë në korrik. Ju konkurroni dhe një herë për Kryeministër. Pse duhet t’ju zgjedhë Ju populli dhe jo kundërshtarin tuaj, ish-presidentin shqiptar Sali Berisha?

Sepse Berisha është e shkuara. Dhe ai nuk është thjesht një eksperiencë negative. Por hidhni një vështrim në të shkuarën e tij politike të çerekshekullit të fundit dhe shikoni karrierën e tij në të shkuarën. Berisha nuk është tolerant, nuk është mësuar me rregullat e demokracisë. Ai është në gjendje të abuzojë me autoritetin shtetëror me filozofinë e diktatit të një personi. Ne jemi maturuar, duke e lënë pas Berishën.

Berisha e quan partinë e tij “Parti Demokratike”. Juaja është “Parti Socialiste”. A jeni Ju më i përgatitur për të rritur demokracinë shqiptare?

Kur flasim për një Parti Socialiste, socialist tani do të thotë një anëtar i komunitetit të Internacionales Socialiste, që aktualisht udhëheq drejt botës moderne. Liderat socialistë demokratë janë themeluesit e BE-së. Socialist do të thotë tregje të lira, një shoqëri e hapur, bashkëpunim me fqinjët. Po flas për ndërtimin e një rajoni të ri. Dhe ky nuk është fanatizëm. Por ndodh e kundërta me të ashtuquajturën demokraci mashtruese të Berishës. Ai është treguar shumë agresiv me fqinjët dhe është një fondamentalist i çorientuar në çështjet ndërkombëtare.

Zgjedhjet e ardhshme janë konsideruar në masë të gjërë si një provë për strukturat e Shqipërisë demokratike. BE-ja e kishte bërë të qartë që Shqipëria duhet të korrigjojë problemet që janë vërejtur në zgjedhjet e shkuara, si psh., vonesat e pashpjeguara në publikimin e rezultateve, nxitja e dhunës apo urrejtjes, refuzimi për të dhënë plotësisht

shpenzimet e fushatës etj. Si e shikoni zhvillimin e këtyre zgjedhjeve?

Do të jenë demokratike dhe të drejta. Ne do të kemi zgjedhje konsensuale në përputhje me standardet. Për Qeverinë time arritja e standardit për zgjedhje të drejta është më e rëndësishme madje se rezultati i zgjedhjeve.

Një nga shqetësimet kryesore për rajonin është infiltrimi i Al-Kaedës në Ballkan. Në një histori jo shumë të përhapur, së fundi ju keni konfiskuar asetet e financierit kryesor të Al-Kaedës, Yasin Kadi, edhe pse vendi i tij, Arabia Saudite, që supozohet si aleate e Amerikës, ka refuzuar të veprojë kundër tij. Autoritetet shqiptare mbyllën një projekt ndërtimi që ishte në pronësi të Al-Kadit, që përbëhej nga 22 apartamente, plus 8 kompani të tjera në Shqipëri me 5 emra të ndryshëm, si dhe 36 llogari bankare. Një tjetër aset i tij, një kompleks masiv i njohur si “Kullat Binjake Shqiptare” u konfiskua. ǒmund të thoni më tepër për këtë?

Që të jesh në linjë me iniciativat globale një rëndësi të madhe ka lufta kundër terrorizmit dhe largimi i çdo synimi të tij në rajonin tonë. Kështu që të jesh pjesë e komunitetit të luftëtarëve për liri globale do të thotë t’i përgjigjesh veprimeve që duhet të ndërmerren për zhdukjen e terrorizmit. Kullat Binjake, me që ra fjala, janë përballë zyrës time. Një pjesë e madhe tashmë është sekuestruar, sepse ishte identifikuar si pronë e Kadi. Ne duhet të ndjekim këdo që identifikohet si Al-Kaeda pavarësisht kombësisë së tij.

Flasim për luftën globale ndaj terrorizmit, shumë persona janë të shqetësuar se shumë shpejt Irani mund të jetë bërthamor dhe armët mund të bien në duar të terroristëve. ǒmund të bëhet për këtë kërcënim në rritje?

Unë e di që organizatat ndërkombëtare që ndalojnë kërcënime të tilla janë të mirëpajisura dhe kanë kuorumet e nevojshme vendimmarrëse për të shmangur një Lindje të Mesme “Bërthamore”.

Mirë, po nëse iniciativat diplomatike nuk i ndalojnë? Po nëse Irani vazhdon të sfidojë komunitetin ndërkombëtar dhe vazhdon zhvillimin e armëve bërthamore?

Filozofia ime bazohet në modelin e Kosovës. Ne i mbështesim gjërat që fillojnë me “kapjen” demokratike të regjimit, pastaj erdhi NATO. Unë besoj te reformat në Iran. Por shpresoj se rruga diplomatike funksionon më mirë se bombat.

A duhet të bëhet Kosova një shtet i pavarur?

Duhet të fitojë pavarësinë, ndërkohë që ecën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kështuqë Kosova, ndërkohë që fiton statusin e pavarësisë, do të bashkohet me komunitetin ndërkombëtar.

Shqipëria po punon shumë që të bashkohet me BE-në. A mendoni se jeni gati? Shumë persona thonë se Shqipëria nuk ka bërë aq sa duhet për prezantimin e reformave politike dhe luftën kundër krimit të organizuar. Sipas një raporti të BE-së, në mars 2004,

autoritetet shqiptare “s’kanë bërë sa duhet në zonat kyçe të krimit të organizuar, korrupsionit, sistemit gjyqësor dhe reformës në adminsitratën publike”...

Ne jemi çdo ditë e më të pjekur. Ne jemi aq të pjekur sa të krijojmë një partneritet të qëndrueshëm me vendet anëtare të BE-së dhe për të përmirësuar pikat e dobëta të sistemit tonë. Pas zgjedhjeve, në fund të këtij viti, do të nënshkruajmë një marrëveshje për përfundimin e fazës se tranzicionit dhe për të lëvizur drejt anëtarësimit të plotë. Ne do të alpikojmë menjëherë për anëtarësim të plotë në BE në dekadën e ardhshme ose më shpejt. Ne besojmë se kjo do ndodhë për vendin tim dhe vendet e tjera ballkanike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›