I pasiguruar, me pagesë, dializ, akselertor e koronarografi

03/06/2005 Për të siguruarit tre shërbime falas për të sëmurët nga veshkat, zemra dhe tumoret
Dializa për ata që vuajnë nga insuficensa renale, koronarografia, për të sëmurët me zemër dhe akseleratori, për ata me kancer do të jenë shërbime spitalore, shpenzimet e të cialve do të mbulohen nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor, ndërkohë ata që nuk janë të siguruar do të paguajnë koston e shërbimit, që nuk është e ulët. “Kështu për ata që nuk kanë paguar kontribute, dializa do të kushtojë 13 mijë euro, koronarografia 1.300 euro dhe akseleratori 3 mijë euro”, thotë Gjergji Leka, drejtori i Institutit të Kujdesit Shëndetësor.
Pacientët të cilëve u shërben
Për dializë kanë nevojë rreth 500 pacientë që vuajnë nga pamjaftueshmëria e veshkave për të thithur toksinat e trupit. Ndërsa koronarografi vitin e kaluar kanë bërë rreth 700 vetë. Ndërsa akselaratori është shërbim i ri, si dhe pajisje e re që ka ardhur në Qendrën Spitalore Universitare.
Akseleratori, pajisja e re për të sëmurët me tumor
Akseleratori zëvendëson kobalto-terapinë, por në ndryshim nga kobalti bën vetëm “djegien” e qelizave kancerogjene, ndërsa kobalti vepron në gjithë fushën, duke “asgjësuar” dhe qelizat e shëndosha. Kështu, për shembull, nëse duhet të bësh reze për pjesën e barkut, kobalti dëmton dhe qelizat riprodhuese, duke shkaktuar sterilitetet. Pajisja e re është e kohës së fundit dhe zëvendëson kobalto-terapinë. Ndërkohë për rastin Shqipëri, ka dhe një të mirë tjetër. Kobalti vitet e fundit ka mbetur i prishur për një periudhë të gjatë. Megjithëse kjo pajisje u vendos e re, përsëri akseleratori do të jetë një mundësi e mirë për ta zëvendësuar sa herë të prishet.
Pranohen siguracionet vullnetre
Dihet që shumë punonjës në firmat private nuk derdhin kontribute. Për të shpëtuar nga pagesat e “majme”, ato mund t’i derdhin vetë këto kontribute, duke bërë sigurimin vullnetar. Siguracionet mund të bëhen për disa muaj rresht deri dhe vite dhe, ndërkohë këta njerëz mund të vazhdojnë t’i paguajnë rregullisht. Nga ana tjetër, së fundmi u miratua ndryshimi ligjor, sipas të cilit sigurimet shëndetësore suplementare private mund të bashkëpunojnë nga ana e tyre për një bashkëfinancim të kostove të shërbimeve.
Shërbime dhe në spitale të tjera
Hemodializa, koronarografia, skaneri, shërbime të kushtueshme, që do të hapen edhe në spitale të tjera, veç atij të Qendrës Spitalore Universitare. Kostoja e tyre do të mbulohet nga të ardhurat e Instituti të Kujdesit Shëndetësor. Këtë vit pritet të hapen tri qendra të reja për dializën, një në Gjirokastër, në Elbasan dhe në Shkodër. Këto qendra do të kenë nga 5, 6 shtretër, ndërkohë qendra në Tiranë ka 12 shtretër dhe mbulon një fluks prej 55 personash, sipas një grafiku.
Vitin e kaluar në QSUT janë kryer:
400 intervente në Kardiokirurgji, 100 by-pass-e
2 herë më shumë se 2003-shi
1005 intervente në Neurokirurgji, 45% craniale
700 koronarografi, 90 stente koronare, 132 pace-maker
4500 RM & CT-scan
1200 intervente në kirurgjinë e madhe abdominale
8000 pacientë me pathologji malinje
Çmimet
Dializa 13 mijë euro
Akseleratori 3 mijë euro
Koronarografia 1.300 euro
Hemodializë me anë të barkut
Po të kryhet edhe transplanti në Shqipëri, pacientët që vuajnë nga insufiçensa renale, kanë tri mënyra zgjedhjeje për të jetuar, hemodializën, thithjen e helmeve nga gjaku nëpërmjet veshkës makineri, me anë të hemodializës së barkut, një gyp me preparat që futet në bark dhe me anë të transplantit. Dializa e barkut ka rreth dy vjet që po përdoret si metodë në Shqipëri, por nuk është bërë publike, pasi ka qenë në fazën e provës. Aktualisht e aplikojnë rreth 30 vetë.
Nga insufiçensa renale vdesin 150 pacientë në vit
Janë 55 vetë që kanë mundësi të bëjnë hemodializën në Qendrën Spitalore Universitare, e vetmja që afron aktualisht këtë shërbim. Ndërkohë që rreth 150 vetë vdesin për shkak të pamundësisë së kryerjes së hemodializës. Mesatarisht largohet një njeri çdo dy vjet nga dializa dhe i jepet shansi një njeriu tjetër të hyjë, por janë rreth 500 vetë që kanë nevojë për një shërbim të tillë. Normalisht, duke kryer hemodializën njeriu jeton deri 8 vjet, por në vendin tonë është një burrë që ka hyrë në dializë që në vitin 1987 dhe tashmë është bërë gjysh.