E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Takimi, konsultime për zgjidhjen e sfidës presidenciale

Fatos Nano dhe Edi Rama / Foto arkiv

Në përfundim të takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, Fatos Nano ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

Nano është treguar i matur dhe nuk ka bërë të ditura detaje të takimit që zgjati rreth dy orë.

Ishte një takim i paralajmëruar, në kuadrin e konsultimeve me aktorët politikë në vend për platformën dhe ofertën që kam paraqitur për president. Konsultimet janë në kuadrin e zgjidhjes së sfidës presidenciale në përputhje me prioritetet e vendit , ka thënë Nano.

Ndërkohë, pritet që edhe kryetari Rama të dalë në një konferencë shtypi në lidhje me takimin e sotëm.

Kandidatura për President, Nano mësyn derën e PS-së  

Fatos Nano rikthehet në selinë e PS-së, kësaj here për të kërkuar votat për President.

Mësohet se lideri historik i socialistëve po takohet  në selinë e Partisë Socialiste me kreun e saj, Edi Rama.

Tema e takimit do të ketë në qendër kërkesën e Nanos për të marrë mbështetjen e deputetëve socialistë për postin e kreut të shtetit. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›