Nano deputeti më pak i pranishëm në Kuvend, Braçe më aktivi
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Mjaft ka publikuar raportin vjetor mbi sjelljen, votimin dhe mungesat e deputetëve në Kuvend. Ashtu si në çdo sesion të kësaj legjislature, Fatos Nano mbetet deputeti me numrin më të madh të mungesave, duke qenë prezent vetëm në 6 nga 161 seanca të zhvilluara. Pas tij vijnë Taulant Dedja i cili ka qenë i pranishëm në 54 seanca, Ilir Meta në 67, Vangjel Dule në 72, Shpëtim Idrizi në 74 dhe Nikollë Lesi e Tom Doshi në vetëm 82 prej seancave plenare të zhvilluara. Ndërsa Engjëll Cara, Parid Teferici, Dashnor Sula, Safet Sulaj, Fatos Hoxha, Genc Sharku, Gjovalin Prenga, Galip Ramadhi dhe Rrahim Kaleci nuk kanë munguar në asnjërën nga 161 seancat e zhvilluar. Shumë i rregullt ka qenë dhe Astrit Patozi i cili ka munguar vetëm në dy seanca. Raporti i Mjaft ka bërë publik dhe aktivizimin e deputetëve duke nxjerrë fitues, pra si më të aktivizuarin Erion Braçen, Pëllumb Xhufin e Valentina Leskaj ndërsa më pak të aktivizuarit kanë qenë Flori Bajramaj, Taulant Dedja, Hamit Kosta etj. Raporti ka konstatuar më tej shkelje të rregullores të Kuvendit si votimi duke mos qenë prezent në sallë dhe miratime të ligjeve të ndryshme në komisione, me mungesë kuorumi.
Premtimet
Për sa i takon qasjes së mënyrës së votimit të nismave ligjore me premtimet zgjedhore, nga monitorimi i 161 çështjeve gjatë seancave plenare, rezulton se Partia Demokratike ka arritur të qasë me platformën e saj elektorale 32 nisma ligjore nga 161, pra 19% të totalit të ligjeve. Grupi parlamentar i Partisë Republikane ka arritur të prekë platformën e premtimeve zgjedhore me 45 nga 161 nisma ligjore, ose 28% të këtyre nismave të monitoruara. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka qasur premtimet e platformës elektorale të partisë në 38 nga 161 nisma ligjore të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë dhe të monitoruara nga skuadra UnëVotoj. Pra, partia më e madhe opozitare në Kuvendin e Shqipërisë ka përmbushur 23,3% të premtimeve të saj elektorale, prezantuar votuesve shqiptarë në fushatën zgjedhore të vitit 2005. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka prekur me platformën e saj elektorale 39 nga 161 nisma ligjore ose 24, 2% të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë, të monitoruara nga skuadra “UnëVotoj”.
Shkeljet
Mbetet shqetësues fakti që edhe gjatë këtyre dy sesioneve parlamentare, megjithë ndryshimet teknologjike të ndërmarra nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, vazhdojnë shkeljet e rregullave te përcaktuara për mënyrën e votimit të deputeteve. Sipas vëzhgimit të skuadrës UnëVotoj, vërehet një shtim i numrit të procedurave të dhunuara, gjashtë janë nenet e Rregullore së Kuvendit që janë shkelur vazhdimisht nga deputetet, neni 15, neni 34, neni 35, neni 57, neni 62 dhe neni 67. Janë 15 deputet të grupeve të ndryshme parlamentare që kanë shkelur nenin 57, pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohet në mënyrë të qartë që“votimi është vetjak” dhe që “e drejta e votës nuk delegohet”. Një tjetër shkelej e një rëndësie të madhe dhe që gjithashtu vë në pikëpyetje ligjshmërinë e nismave ligjore të ndërmarra nga Kuvendi i Shqipërisë është ajo e nenit 34 pika 1 dhe 2 , ku përcaktohet që “mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit” dhe “vendimet merren me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të komisionit”.
10 deputetët më pak prezentë gjatë seancave që janë monitoruar deri tani nga Skuadra UnëVotoj, gjatë gjithë legjislaturës XVII:
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009