Gjobë drejtorit të Bankës, pranga 27-vjeçarit
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kërcënon me jetë familjen e drejtorit të Bankës Arabe në këmbim të 85 mijë eurove, përfundon në qeli. Një 27-vjeçar nga Tirana ka nisur disa mesazhe kërcënuese në telefonin e bashkëshortes së drejtorit të bankës, ku në këmbim të jetës i kërkonte shumën e parave. Kreu i Bankës Arabe ka kryer denoncimin e në polici në lidhje me kërcënimin dhe dosja është marrë menjëherë në administrim nga Prokuroria për Krime të Rënda. Kjo e fundit, pas verifikimeve, ka prerë një fletarresti për Lulëzim Makishtin, i cili është vënë në pranga nën akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”
Denoncimi
Nuk ka menduar gjatë rrezikun që mund t i vinte nga mesazhet kërcënuese në celular dhe i ka nisur disa tillë bashkëshortes së drejtorit të Bankës Arabe në Tiranë. Në këmbim të jetës, 27-vjeçari i ka kërkuar drejtorit përmes telefonit të gruas së tij 85 mijë euro. Kërcënimi ndodhi pak muaj më parë me anë të një SMS që Lulëzim Makishti i kishte dërguar bashkëshortes së drejtorit të Bankës, Ehab Saad. Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilat pas verifikimeve kanë zbardhur dhe më pas ndaluar autorin.
Arrestimi
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur dje se specialistët e Seksionit kundër Krimeve Seksuale dhe të Lirisë së Personit, arrestuan Lulëzim Abdurrahim Makishti, 27 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i tij u krye, mbi bazën e Urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 26 prill 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke e akuzuar për konsumim të veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” në bashkëpunim. Sipas policisë, mësohet se 27-vjeçari akuzohet se me anë të telefonit celular, ka dërguar mesazhe kërcënuese në drejtim të një shtetaseje. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Lulëzim Makishti do t i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ky lajm është publikuar: 30/04/2009