Nano kërkon verifikimin i pronave
28/02/2005 Gjatë një interpelance parlamentare, kryeministri, Fatos Nano, ka bërë të ditur se ka urdhëruar organet përkatëse që të paraqesin inventarin e tokave të lira në bregdet që do të përdoren për kthimin dhe kompensimin e pronave. Sipas tij, do të ngrihet një institut që do të përcaktojë më konkretisht zonat e lira. Në këtë kontekst Nano i ka dhënë përgjigje debateve të hapura mbi mundësitë që ka shteti për kompensimin fizik të ish-pronarëve duke ulur kështu koston për zbatimin e ligjit. Një vit më parë Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të pronave, ka deklaruar se në Shqipëri janë 133 mijë ha tokë e lirë. Por duke qenë se gjatë një viti janë marrë vendime për ngritjen e fshatrave turistikë, është kërkuar dhe një tjetër verifikim. Bashkë me këtë procedurë do të kërkohet paraqitja e të dhënave për ndërmarrjet që kanë kapital shtetëror, aksionet e të cilave do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve.