Politikanët burra, kur i mungojnë argumentet përdorin forma dhune ndaj grave
28/02/2005 Arta Dade në një intervistë për "Metropol", zbardh debatin me Berishën si dhe gjyqin që ka hapur ndaj tij
Arta Dade në një intervistë për "Metropol", thekson se sulmet që ivjnë ndaj saj nuk janë personale, por janë nga fakti se ajo është e angazhuar në politikë. Dade ka tërhequr vëmendjen se në Shqipëri nuk i janë dhënë hapësirat e duhura integrimit të grave në politikë. Këtë deklaratë ajo e ka mbështetur dhe në përplasjen e fundit me Sali Berishën në Vjenë, si dhe me debatet mes saj dhe përfaqësuesve socialistë në Parlament. Dade thekson se do të kandidojë sërisht në Divjakë të Lushnjes, por nuk përjashton mundësinë që Kryesia e PS-së ta vendosë në një tjetër qytet.
Zonja Dade në Asamblenë e OSBE-së ka pasur një incident mes jush dhe kreut të PD-së Sali Berisha, pse ky konflikt?
Reagimin që bëri zoti Berisha në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, ishte ekzaktësisht në seancën ku diskutohej dhe për pjesëmarrjen e grave dhe për inkurajimin e tyre në politikë. Berisha meqënëse nuk ka argumenta, si gjithmonë i kthehet dhunës e cila është në forma të ndryshme, në dhunë psikologjike dhunë fizike, dhunë morale dhe fatkeqësisht unë jam një person i dhunuar në mënyrë sistematike dhe në forma të ndryshme nga Berisha. Më është dhunuar e drejta ime edhe kur kam hapur gjyqin ndaj tij dhe e kuptoj gjyqtaren e cila është nga kontigjenti i gjyqtarëve të plepave me gjashtë mujor. E kuptoj atë se, duke e zgjatur gjyqin dy vjet dhe nën presionin e zotit Sali, ajo ka dhënë gjyqin në favor të tij. Unë kam shkuar në apel për ta apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe me një vendim qesharak që, ai është lideri i opozitës dhe ka të drejtë që të shprehë atë që mendon dhe ky është vendimi i zonjës gjyqtare. Më vjen keq sepse ajo është një grua dhe femrat duhet të kenë një solidaritet me njëra-tjetrën dhe në zbatim të ligjit por kuptoj sepse ajo kishte të bënte me një person të dhunshëm siç është zoti Berisha. Jam një ndër politikanët që u dhunua në demostratën e 28 majit në vitin 1996 dhe sigurisht ne nuk mund të kemi një amnezi për të mos harruar atë që ka ndodhur atëhere. Meqënëse aktorët janë përsëri dhe pretendojnë që të vijnë në pushtet dhe të qeverisin përsëri vendin me të njëjtat metoda, atëhere na lind e drejta që të mbrojmë vendin dhe jo vetëm vendin, sepse tipa të tillë janë të rrezikshëm jo vetëm për vendin por dhe më gjerë për rajonin. Po ti rikthehemi fakteve, që kanë ndodhur brenda këtij dhjetë vjeçari, atëhere unë do të bëja një thirrje në mënyrë të veçantë grave, që politikanë të tillë ti nxjerrin jashtë politikës me votën e tyre në zgjedhje. Jam e bindur se kam të gjithë solidaritetin e të gjitha grave, sepse të jesh një grua në politikë është shumë e vështirë aq më tepër kur ke të bësh me tipa si Sali Berisha që padyshim në koncept, i përkasin vetëm burgut.
Ku do të kandidojë Arta Dade për zgjedhjet parlamentare?
Kam që në vitin 1996 që punoj pak a shumë në të njëjtën zonë. Thelbi mbetet i njëjtë sepse ka patur ndryshime të kufijve të zonës dhe padyshim që një deputet që punon shumë për njerëzit që e kanë zgjedhur, padyshim që është i lidhur shpirtërisht me ta. Megjithatë, ne ende nuk kemi bërë përcaktimin e kandidaturave dhe duke qenë antare e kryesisë padyshim që do të shkoj atje ku do të caktohem dhe atje ku të ketë nevojë, nëse është e domosdoshme që unë të lëviz, sepse atë zonë nuk e kam zgjedhur vetë nuk kam ndonjë lidhje qoftë të origjinës, por kam lidhjen që kam bashkëpunuar me ata njerëz të mrekullushëm të cilët vazhdimisht kanë votuar për mua. Elektorati për Arta Daden është kudo njësoj dhe sikurse kam punuar për atë zonë, në rast se do të krijohet nevoja që unë të lëviz, padyshim që do të punoj me të njëjtat përpjekje dhe me të njëjtin angazhim për këdo zonë që unë do të kandidoj. Veprimtaria ime është mjaft e dukshme dhe mendoj se jam një ndër gratë e spikatura të politikës, madje jo vetëm ndër gratë por kam konkuruar gjithmonë me shokët e mi kolegë dhe kam qenë gjithmonë fituese. Kam ditur që Shqipërisë t´i jap një imazh tjetër dhe ndjehem shumë mirë, që i kam shërbyer vendit në të gjitha detyrat që kam pasur. Jo vetëm prej tetë vjetësh që qeverisim vendin por edhe në kohën që kemi qenë në opozitë, duke dhënë ndihmesën time në konsolidimin e demokracisë dhe shoqërisë demokratike në Shqipëri. Çdo gjë që bëhet kundra meje sigurisht nuk është personale, por është sepse unë jam e angazhuar në politikë dhe lufta politike në Shqipëri merr shpesh herë tipare të një konfliktualiteti të jashtëzakonshëm i cili nuk kursen as gratë. Pikërisht për këtë asnjëherë nuk e kam quajtur veten time të dallueshme nga burrat politikanë dhe kam ndërmarrë të njëjtat angazhime dhe në disa raste më të vështira sesa shokët e mi kolegë në politikë. I kuptoj sulmet ndaj meje nga kudo që vijnë, sepse në ndonjë rast mund të vijnë dhe brenda forcës politike ku bëj pjesë, të cilët janë pjesë e konkurencës së pandershme. Në përgjithësi kur mbaron argumenti dhe që padyshim burrat nuk mund të tolerojnë që të kritikohen nga gratë, atëherë përdorin mjetet që ata kanë në dispozicion. Por harrojnë se çdo gjë që bëhet kundra grave kthehet në bumerang dhe i rendit këta lloj politikanësh si kalibri i zotit Berisha, në nivele të njerëzve që nuk kanë marrë një mësim nga demokracia. Sigurisht unë kërkoj dhe solidaritetin e grave edhe të zonjave të nderuara të Partisë Demokratike si Topalli, dhe Zaçe, me të cilat kam marrëdhënie mjaft pozitive për çështje të inkurajimit të grave në politikë, ne bashkëpunojmë.
Ju kryesoni Komisionin e Politikave me Jashtë në PS, a keni një platformë për zhvillimet e vitit të ardhshëm?
Në datën 4 mars do të mblidhet Komisioni i Politikave të Jashtme të KPD-së socialiste, me pjesëmarrjen e anëtarëve të KPD-së, specialistëve dhe figurave, të angazhuara në politikën e jashtme, si ministri i Jashtëm, ministrja e Integrimit, ministri i Shtetit dhe zvëndëskryeministri. Në këtë mbledhje janë të ftuar dhe shumë të rinj me kualifikime përkatëse për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci. Besoj do të ketë një auditor të zgjedhur për të bërë vlerësimin e asaj që është arritur në fushën e politikës së jashtme gjatë këtyre viteve. Vlen të theksohen arritjet që ka shënuar Shqipëria në rrafshin rajonal në kapërcimin e krizave të Kosovës dhe të Maqedonisë, sepse ne na takon të luajmë një rol të rëndësishëm për vetë faktin që shqiptarët banojë në katër-pesë shtete të rajonit. Do të mirëpresim të gjitha sugjerimet për drejtimet kryesore të politikës së jashtme dhe strategjitë, që duhet të kemi, duke përcaktuar edhe planet e veprimit për të hartuar gjithë ecurinë e hapave, që do të hedhim në lidhje me politikën e jashtme të shtetit shqiptar, jo vetëm në katër vitet e ardhshme por dhe në plane afat gjatë. Kjo për faktin se politika e jashtme nuk mund të jetë pronë e një partie, por duhet të jetë mbi partitë politike. Për këtë gjë, në forum, unë do të ftoj dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë dhe të ambasadave të ndryshme. Mund të ketë raste që statuti i ndonjërit nuk e lejon që të marri pjesë në një aktivitet, i cili kosiderohet si aktivitet partie, por në këndvështrimin tim nuk është i tillë, prandaj do ta quaj forumi për politikën e jashtme.
Cilat do të jenë Objektivat e këtij komisioni
Në do të përqëndrohemi në rolin që Shqipëria duhet të luajë padyshim në rrafshin rajonal dhe veçanërisht viti në vazhim deri në 2006-n, do të përqëndrohet dhe në qëndrimet që do të mbajmë lidhur me përcaktimin e statutit të Kosovës. Kjo çështje është në rend të ditës, theksoj se u trajtua dhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Më vjen mirë që pas pyetjes që i bëra kryetarit të asamblesë pati një vazhdimësi nga kryetari i delegacionit të Britanisë së Madhe, për qëndrimin që duhet të mbajë OSBE-ja për çështjen e Kosovës. Sigurisht prioritet i prioriteteve është integrimi evropian i vendit dhe shpresojmë që brenda këtij viti të mbyllen negociatat mes Bashkimit Evropina dhe Shqipërisë. Mbyllja e këtyre negociatave do të sjellë nënshkrimin e marrëveshjes duke shtuar angazhimet e Shqipërisë për të përmbushur pjesët e marrëveshjes.
Dade thotë se OSBE do të monitorojë votimet pavarësisht zhvillimeve
PS data e zgjedhjeve në 3 korrik
Zhvillimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në datat 1 deri 4 korrik në Uashington nuk do të pengojë ardhjen e një misioni të posaçëm për të monitoruar zgjedhjet në Shqipëri. Kjo deklaratë është bërë dje nga deputetja socialiste, Arta Dade, duke përforcuar idenë e PS-së, për të zhvilluar zgjedhjet në datën 3 korrik. Sipas saj, "kjo rradhë që ne ishim të përfaqësuar për këtë legjislaturë është e fundit, sepse zgjedhjet parlamentare na përkojnë me seancën e ardhshme të Asamblesë të OSBE-së". Dade ka bërë të ditur se gjatë seancës së katër ditëve më parë në Vjenë është miratuar kërkesa për të sjellë në Shqipëri misionin e posaçëm. Ky propozim ka ardhur nga delegacioni shqiptar. Gjithashtu Dade ka shprehur versionin e saj për incidentin e ndodhur në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së mes saj dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Sipas përfaqësueses së PS-së, "ka disa rregulla, të cilat nuk shkelen në Asamblenë Parlamentare ashtu sikurse në ndonjë rast shkelen në Parlamentin tonë. Zoti Berisha është tipik për të shkelur rregullat e minutazhit të përcaktuar. Plus kësaj shto pjesëmarjen e tij të parë dhe kishte një injorancë totale sesi fuksionin Asambleja plus difektet me gjuhën me të cilën u mundua të shprehet dhe për këto i është ndërprerë fjala dy herë". Dade nuk ka nguruar ta cilësojë kreun e PD-së si aktor manipulimi të zgjedhjeve në Shqipëri. Kjo duke marrë shkas nga deklaratat e Berishës se "nesër unë do të jem përsëri Kryeministër, kurse ti do të mbetesh përsëri ashtu siç ke qenë", që sipas Dades "ka traumatizuar përfaqësuesit e 55 vendeve të botës".