Shtyhet sërish afati i komisionit për reformën zgjedhore

Afati i radhës u shty sot nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi afati i mëparshëm skadonte në fund të këtij muaji. Vendimi u mor pas kërkesës së dy bashkëkryetarëve të kësaj reforme, përkatësisht demokrati Ilir Rusmajli dhe socialisti, Damian Gjiknuri.
Ky komision u ngrit pas marrëveshjes së arritur midis dy partive të mëdha nëntorin e vitit të shkuar, për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Gjatë seancës së sotme, Kuvendi miratoi me konsensus dhe disa p/ligje si ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar "Zatrijebacka-Cijevna-Grabon", për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve dhe për pikën e kalimit kufitar "ÇEREM-VRANIC", si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve të financimit me bankën gjermane KfW për projektet për furnizimin me ujë dhe kanalizime për qytetet Berat, Fier, Kamzë, Kuçovë, Lushnje dhe Sarandë./Start/
2012-04-26 16:16