“Nano po përdor atributet e pushtetit për t’u bërë presion zgjedhësve”
14/05/2005 PD: Kampi i majtë po humbet toruan pa filluar fushata
Zëdhënësi i fushatës elektorale në Partinë Demokratike, Lulëzim Basha, tha dje se Kryeministri Fatos Nano po përdor atributet e pushtetit për të nënshtruar zgjedhësit në fushatën elektorale, ndërkohë që i gjithë kampi kundërshtar po shkel kodin e etikës, të firmosur pak ditë më parë nga forcat politike. “Suksesi i fushatës së opozitës është shpërndarë në çdo cep të Shqipërisë, duke filluar nga skaji më jugor i saj, ku kandidati për deputet i PS-së, Nano, po përdor të gjitha atributet e pushtetit për të nënshtruar zgjedhësit në fushatën elektorale. Para dy javësh, ai u premtoi banorëve të Ksamilit, të ardhur pas vitit 1992 në këtë qytezë, se do të falte nga 300 metra katrorë për të banuar, duke i llogaritur ata si elektorat i PS-së. Ditët e fundit, pasi ka konstatuar mungesën e mbështetjes, ai ka kaluar nga taktikat e kulaçit tek ajo e kërbaçit, duke dërguar policinë ndërtimore, për të prishur ndërtimet e banorëve të Ksamilit, që nuk kanë mbështetur fushatën elektorale të kandidatit socialist”, tha Basha. Sipas tij, çoroditja e kampit të majtë ka ardhur si pasojë e frymës pozitive, me të cilën është pritur fushata elektorale e Partisë Demokratike. “Fryma pozitive dhe qytetare e fushatës së PD-së vazhdon të pritet me optimizëm dhe shpresë nga publiku shqiptar. Kjo ka shkaktuar nervozizëm te pala kundërshtare, e cila ka filluar të shkelë kodin e etikës në mënyrë të përsëritur. Para disa ditësh, ministri i Rendit vuri efektiva të policisë së shtetit në funksion të skuqjes së mureve me parulla grafiti në zonën e Kombinatit, ku ai kandidon. Ndërsa dje, policia bashkiake në Tiranë dhe ajo e Rendit ndërmorën një aksion për grisjen e posterave të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në zonën 36 me të njëjtën makinë që u përdor për vendosjen e posterave të kandidates së PS-së, Mimi Kodheli“, tha Basha.