E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA. Gazetarët grek vijojnë provokimin ndaj historisë së Shqipërisë

14/05/2005  Zdhënësi i Departamantit të Shtetit replikon për të dytën herë me mediat helene

Gazetarët grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vijuar të mërkurën, më 11 maj 2005, provokimet për Shqipërinë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ndryshe nga sa deklarohet për respektim të të drejtave të njeriut, për marrëdhënie miqësore, apo për një studim më korrekt të historisë, përfaqësuesit e medias greke, këmbëngulin në seanca të radhës së konferencave të Departamentit të Shtetit, për t'i cilësuar shqiptarët përkrahës të fashizmit, duke hedhur poshtë çdo kontribut që kanë dhënë shqiptarët për shtetin grek. Madje qëndrimet e gazetarëve grekë duket se kanë synim legalizimin e dhunës që është ushtruar ndaj popullit çam në vitet 1944 dhe më parë. Një ditë pas replikave me zëdhënësin Kasini, gazetari grek Lombardos ka debatuar dhe me zëdhënësin Richard Boucher. Por dhe ky i fundit, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend mik, ka theksuar se janë historianët, ata që përcaktojnë zhvillimet historike. Debati duket se ka lindur pas një letre që shoqata "Vatra" i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, ku kërkohet përcaktimi i qëndrimit të Shqipërisë ndaj fashizmit. Ndërsa qëndrimi i ashpër dhe tepër provokues i gazetarëve grekë ka ardhur në kohën kur në Ballkan ka nisur një studim i përbashkët i historisë, ku do të kërkohet eliminimi i fakteve të pavërteta dhe që sjellin probleme mes etnive.

PYETJE: Zt. Boucher, një çështje principi, unë kam nevojë për eksperiencën tuaj, meqë bëhet fjalë për linjën që duhet mbajtur në të ardhmen. Dje unë bëra një pyetje për rolin historik të nacioalistëve shqiptarë, që, fatkeqësisht, ende shkaktojnë shkatërrimin e Ballkanit. Zëdhënëis kërkoi ndihmë nga historia, duke anashkaluar përgjigjen. Më lejoni që të rithem pyetjen, në mënyrë që të kem të qartë se si politika e jashtme e SHBA është në këtë proces. Megjithëse kemi thënë me kohë dhe po e përsërisim se historinë po ia lëmë historianëve, pyetje është: A ka përgatitur Deparatmenti i Shtetit një politikë të jashtme për vakuumet historike. Nëse po, si do të evitoni përsëritjen e historisë? Nëse jo, pse bezdiseni kur ngrihen pyteje për të kaluarën, që firmëson të ardhmen e politikave ballkanike? Kaq shumë pyetje mos vënë në siklet ndokënd? Psh., fakti që shumë udhëheqës aktualë të Kosovës janë pasardhësit e bashkëpunëtorëve të nazistëve sikletos ndokën në Departamentin e Shtetit?

Zt. BOUCHER: Dakord.

PYETJE: Të falësh po, por jo të harrosh, zt.Boucher.

Zt. BOUCHER: Pyetja e parë është për mua, për zëdhënësin e djeshëm. Si mund të përjashtohesh nga historia se nuk e di?

Gjithsesi, le ta marrim pyetjen më seriozisht, pasi ju nuk jeni i vetmi që po pyesni lidhur me faktin se cili është roli i historianit në politikat e jashtme. Siç e dini, gjatë udhëtimit të Presidentit, këto çështje janë ngritur për vitet 1939, 1941, 1946, ngjarjet që kanë ndodhur para dhe pas luftës lidhur me Gjermaninë Naziste dhe qëndrimin e Bashkimit Sovjetik në atë kohë. Dhe mendoj se të dy, si Sekretari ashtu dhe Presidenti, gjatë udhëtimit të tyre e bënë të qartë, po, është e rëndësishme të kuptosh dhe analizosh ngjarjet historike. Është e rëndësishme të kujtosh çfarë ka ngjarë dhe të bazojmë veprimet tona, në një pjesë, në faktin që sa dimë se si ka rrjedhur historia.

Por është e rëndësishme të shikosh njerëzit dashamirës dhe të ecësh para, duke u përpjekur të bashkërendosh me të shkuarën, të përpiqesh të ecësh para, të përpiqesh ta kuptosh dhe të bësh diçka të re me të ardhmen. Besoj se ju këtë e keni dëgjuar nga Sekretari dhe Presidenti gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe besoj se kjo duhet të aplikohet edhe në raste të tjera, të ngjashme me ndonjë vend tjetër.

PYETJE: Pyetja...

Zt. BOUCHER: Po, një çast. Ai po bën një tjetër pyetje për historinë.

PYETJE: Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje parlamentar më 3 korrik dhe Presidenti shqiptar ka deklaruar se ata kanë thënë se vota do të monitorohet nga Bashkimi Evropian dhe NATO. Po për Shtetet e Bashkuara? A do t’i monitoroni edhe ju këto zgjedhje? Pasi është shumë e rëndësishme për...

Zt.BOUCHER: Më duhet të kontrolloj dhe të shohë nëse SHBA do të ketë monitorues në këto zgjedhje. Ne ndonjëherë marrim pjesë në një grup apo bashkim tjetër njerëzish. Ne kemi qenë aktivë në atë pjesë në botës për të mbështetur zgjedhjet e lira, edukimin elektoral dhe disa herë edhe në monitorim. Më duhet të kontrollojë dhe të shohë se çfarë do të bëjmë për zgjedhjet e korrikut në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›