Nano president? Reagon Rama: Lajmi ushqim për mediat
BURREL- Kryetari i PS-së, Edi Rama është prononcuar për herë të parë rreth ambicjes së shprehur nga ish-kryeministri Fatos Nano, për postin e presidentit. Nga qyteti i Burrelit ku ai ka promovuar librin ‘Kurban’, Rama e ka konsideruar lajmin si një ushqim për mediat.
“Sot ka një ndasi shumë të madhe në Shqipëri të ushqyer qëllimisht për vite me radhë që e ka ndarë Shqipërinë në ne dhe në ata. Ne jemi shumë të zotë, për të krijuar probleme aty ku nuk ka probleme dhe pastaj për ti bërë problemet tona ushqim për gazetat dhe për ekranet e qeverisë që përmes problemeve tona të krijuara nga hici, nga vetë ne shpesh herë, të spostojë vëmendjen nga problemet e rënda të keq qeverisjes”,- nënvizoi Rama.
Ndërkohë, që një pjesë e bisedës me qytetarët e Burrelit është e përqëndruar dhe në situatën politike.
“Kjo nuk është Shqipëria e ëndrrave, e shpresave. Qytetarët e këtij vendi meritojnë një qeveri që të mos u kërkoi të jenë të lumtur me lugën bosh. Të ndërtojmë një Shqipëri, e cila të ngjajë me ëndërrat dhe shpresat e atyre që në vitet 1990 ëndërruan dhe shpresuan shumë dhe padyshim edhe me ëdërrat dhe shpresat e atyre që lindën në vitet 1990”,- theksoi Rama.
(el.me/BalkanWeb)