Sequi: Mirëpres kandidatin e PS për Avokatin e Popullit
TIRANË- Kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi, nëpërmjet një deklarate për mediat vlerësoi sot progresin në procesin e emërimit të Avokatit të Popullit.
"Mirëpres ngrohtësisht përfundimin e procesit të zhvilluar nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidatit për postin e Avokatit të
ë Popullit. Dëshiroj të përshëndes procesin e zgjedhur, i cili ishte publik dhe transparent, si dhe punën me përkushtim të komisionit përzgjedhës në zgjedhjen e bërë nga një numër kandidatësh",- deklaroi Sequi.
Ambasadori i BE-së thekson se procesi përzgjedhës i organizuar nga opozita është një zhvillim inkurajues për një post shtetëror të rëndësishëm, të mbetur bosh prej kohësh.
"Ky është një zhvillim inkurajues drejt emërimit në një post shtetëror, të mbetur vakant prej kohësh, i cili zë një vend qendror në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë, dhe për adresimin e një prej dymbëdhjetë prioriteteve të Opinionit të Komisionit Evropian për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian",- thkeson deklaratën e tij ambasadori i BE-së në Tiranë.
Komisioni përzgjedhës i PS-së, i cili në tri ditë dëgjoi 12 nga 33 kandidaturat që aplikuan për këtë post, votoi sot Igli Totozanin si kandidatin e opozitës për poston e Avokatit të Popullit.
(el.me/BalkanWeb)