E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano takon Ramën: Ishte një takim i dobishëm

Rikthehet pas 5 vjetësh në selinë rozë ish-lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano. Këtë herë për të marrë mbështetjen e partisë së tij dhe kryetarit aktual të PS-së Edi Rama për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.
 

Për mëse 2 orë, kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kandidatin e vetëshpallur për postin e presidentit të Republikës, Fatos Nano, ka paraqitur platformën e tij, si kandidat për presidentin e ri të vendit.

“Ishte një takim i paralajmëruar në kuadirn e konultimeve me faktorët kryesorë politikë për të folur nga afër jo vetëm mbi platformën dhe ofertën për një zgjidhje të sfidës presidenciale në përputhje me prioritetet dhe kërkesat e vendit, të atdheut në 100-vjetorin e pavarësisë dhe në funksion të dinamikës më prodhuese të punës që bën klasa politike dhe institucionet për integrimin” theksoi në një prononcim për mediat Fatos Nano.

" Ishte një konsultim i dobishëm, unë vlerësoj jo vetëm mirëkuptimin në zhvillim edhe në Partisë Socialiste, siç konstatova edhe me zotin Meta, si drejtues i LSI-së, dhe vlerësoj faktin se, në një proces që do të vazhdojë është e dobishme të vlerësohet roli i pazëvendësueshëm i PS si forca kryesore e opozitës, në përballimin pozitiv të detyrave të integrimit” shtoi më tej ai

Nano u shpreh se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri nuk mund të jetë ende në xhepin e askujt, në rast se nuk ju shërben të gjithëve.

Nano, i cili shpalli ka shpallur kandidaturën e tij disa ditë më parë ka deklaruar më herët se do të takojë të gjithë liderët e partive kryesore në vend, qofshin të majtë apo të djathtë, për t`u paraqitur si një kandidat konsensual në garën e për kreun e shtetit.

Ish-lideri i së majtës Nano është takuar ditë më parë edhe me ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe më kreun e LSI-së Ilir Meta ndërsa pritet edhe një takim me kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit ka deklaruar se mirëpret takimin me Nanon por ka ritheksuar se kandidati për kreun e shtetit do të propozohet nga Partia Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›