Naomi Kampbell zbon kamarrieret seksi nga tavolina
Koktejlin ajo e pranon t’i servier vetëm prej kamarrierëve meshkuj. Për të disatën herë Naomi Kampbell ka krijuar një skenë skandaloze. E ftuar në Fiat Plaja në Kosta Smeralda bashkë me të dashurin e saj rus, Vladislas Doronin, supermodeja nuk e ka pëlqyer shërbimin që i bënë kamarrieret e veshura në mënyrë provokuese e seksi dhe ka debatuar me përgjegjësit e lokalit që asaj t’i shërbenin vetëm kamarrierët meshkujt. Dihet që “Pantera e zezë” është paksa kapriçioze. Madje mospërmbajtja e saj e ka bërë që të shpërrthejë keq disa herë dhe të ketë edhe probleme me drejtësinë. Por le të kthehemi te bëma e saj e fundit në lokalin më trendi të Kosta Smeraldas. Dëshmitarë okularë pohojnë për revistën gjermane “Expres” se modelja u acarua shumë kur pa stafin e femrave që shërbenin si kamarriere. Ato ishin të veshura tepër seksi, me minifunde të shkurtra e të bardha. Naomi mesa duket është bërë xheoze për të dashurin e saj, duke pasur merak se mos syri i tij binte në kthesa të tjera të hajshme trupore, po aq të mira sa të sajat. “Zhdukuni nga privacia ime kamarrieret e kubistet” – tha ajo pasi vajzat i shërbyen çiftit koktejlin. Pasi i zboi kamarrieret, Kampbell u qetësua dhe nisi të kërcejë me këmbë të zbathura mbi një tapet prej rrëre. Më pas ajo ka pirë e etur vodka dhe xhin me mente e me limon, është puthur, ledhatuar dhe ka kërcyer gjithë pasion me të dashurin e saj rus.
15 Gusht 2008