E Diel, 1 Nëntor 2026

Pit e Klunei “budallenjtë” perfektë për vëllezërit Koen



Pas më pak se një vit nga daja e komedisë tepër të suksesshme të vëllezërve Koen, “Ky nuk është një vend për të moshuar”, regjisorët do të përpiqen që të fitojnë sërish vëmendjen e publikut dhe kritikës me një tjetër komedi të zëzë që titullohet “Burn after reading”. Dyshja e aktorëve protagonistë që vëllezërit Koen kanë zgjedhur për komedinë e radhës janë Xhorxh Klonei dhe Bred Pit. Ata do të interpretojnë dy personazhe me një karakteristikë të përbashkët, janë që të dy krejt tuhafë, pra budallenj. Filmi do të dalë si premierë në edicionin e 65-të të Festivalit të Venecias. “Filmi flet për dy persona pabesueshmërisht budallenj, që kuptohet, bëjnë vetëm budallëqe, -tregon Xhorxh Klunei, - këto budallëqe kanë të bëjnë me ushqimin, seksin dhe gjëra të tjera. Personazhi im nuk është shumë ndryshe nga budallenjtë e tjerë të vëllezërve Koen. Është melankolik, idiot, por ka dhe një anë mizore. Kur lexova skenarin jam shkrirë së qeshuri dhe pranova menjëherë ftesën për të marrë pjesë në film.” Ndërkaq, aktori tjetër protagonist, Bred Pit shprehet: “Nuk e imagjinoja se personazhi im mund të ishte një budalla kokë e këmbë, që mbllaçit gjithë kohës çumçakiz dhe është i sëmurë pas elektronikës.”

Disku i ri

Skarlet Xhohanson nuk ndalet nga dështimi i parë me këngën

Dështimet nuk ekzistojnë për aktoren Skarlet Xhohanson. Ajo është aktorja e momentit! Kjo jo vetëm sepse është bërë muza e Vudi Alen, por edhe për zotësinë e saj për të zgjedhur filmat dhe rolet e duhura. Por kur aktorja vendosi që të futet edhe në botën e muzikës duket se gjërat ecën ndryshe. Disku i saj i parë ka rezultuar i pasuksesshëm por ajo nuk dorëzohet kaq lehtë dhe mendon menjëherë që të bëjë një tjetër më të mirë. Nuk e dijmë nëse është pasion i vërtet për muzikën apo thjesht një zgjedhje komerciale dhe për t’ua hequr të gjithë adhuruesve të saj kudo që ndodhen këtë dyshim, aktorja pa humbur kohë ka nisur të inçizojë albumin e saj të ri. Në diskun e parë, i cili mund të quhet një dështim, zëri i aktores vende-vende humbiste koloritin dhe zbehej, e më pas ngrihej mbi nivelin e duhur. Megjithatë ajo nuk ndalet. “Të regjistroja këtë disk ishte diçka fantastike, -thotë Skarlet, pasi gjithë kohës kam qenë e rrethuar nga muzika që pëlqej dhe që e kam përzemër. Kështu kam pasur mundësinë të bashkëpunoj edhe me muzikantë brilantë.” Por aktorja deklaron se tashmë për target të saj kryesor ka kinemanë dhe po kërkon një projekt ku të mund të angazhohet. Deri tani ajo ka interpretuar sëfundi në filma si “The Other Boleyn Girl”, “Vicky Cristina Barcelona” dhe pritet që të marrë pjesë në filmin e Frenk Miler, “The spirit”, i cili do të dalë në kinema në fund të dhjetorit.

15 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›