SHBA, Meta takon me zv/sekretarin e shtetit Shtainberg
Ne perfundim te vizites se tij ne SHBA, zevendes kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u prit në Washington nga Zevendes Sekretari i Shtetit, Xhejms Shtainberg. Gjate ketij takimi dy zyrtaret e larte u ndalën në çështje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në kuadër të sigurisë ndërkombëtare, në rolin e Shqipërisë në rajon si dhe në proçesin e njohjes së Kosovës.
Meta e njohu Zv. Sekretarin Steinberg me vizitën e tij të fundit në Serbi, takimet me drejtuesit politikë dhe vizitën në Luginën e Preshevës. Shefi i diplomacise shqiptare u shpreh se kjo vizitë i shërben jo vetëm rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe rritjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, i cili ka tashmë një të ardhme të sigurtë drejt Bashkimit Evropian.
Sefundi si Meta ashtu dhe Shtainberg ndanë pikepamje të njëjta për çështjen e pavarësisë së Kosovës, e cila u konsiderua si një proçes i pakthyeshëm që i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon.
< I mëparshmi