Busquets nuk rrezikohet nga Song

Sergio Busquets ka thënë se nuk ndihet i rrezikuar për pozitën e tij si titullar pavarësisht ardhjes së Alex Songut gjatë verës.
Busquetsit i është shtuar konkurrenca për vend në formacionin bazë pas transferimit të Songut nga Arsenali. Por, reprezentuesi spanjoll ende ndihet i nevojshëm në Nou Camp.
“Ndihem i vlerësuar nga bashkëlojtarët dhe trajneri. Po ashtu është vështirë sepse luaj në një pozitë ku shpeshherë kaloni pa u vërejtur, detyra juaj nuk është të shënoni gola, por jam shumë i kënaqur”, deklaroi Busquets për të përditshmen sportive katalane Mundo Deportivo.