E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Gjykata e Apelit rrezon kerkesen e Prokurorise per ish-komandantin e gardes

Ne Tirane gjykata e Apelit rrezoi nje kerkese te dyte te Prokurorise qe ish komandanti i gardes Ndrea Prendi i akuzuar per ngjarjet e 21 janarit te vitit te kaluar te mbahet ne arrest ne burg dhe jo ne shtepi si deri me tani. Eshte hera e katert qe gjykatat rrezojne nje kerkese te tille te Prokurorise e cila e akuzon Prendin per vrasjen e nje prej manifestuesve si dhe per fshehje te provave. Sot prokuroret kishin paraqitur prova te reja te cilat serish nuk u konsideruan te mjaftueshme nga trupi gjykues. Me pare me kerkese te avokatit te ish komandantit te Gardes nje prej anetareve te trupit gjykues u zevendesua. Vetem 30 minuta pas caktimit te gjyqtarit te ri u dha vendimi i cili e la serish Prendin ne arrest shtepie. Ish komandanti i Gardes u vu nen akuze pas mberritjes se pergjigjeve te analizave te kryera ne laboratoret e Byrose Federal te Hetimit Fbi-se amerikane. Bashke me te u arrestuan edhe shoferi i tij si dhe pergjegjesi i Teknologjise ne keshillin e Minstrave. Por te dy keta jane lene te lire me detyrim paraqitje nga gjykata e Apelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›