E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia i dërgon notë proteste Rusisë

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 15:30

Japonia ka protestuar ndaj vizitës së zëvendës-kryeministrit rus në Ishujt Kurile.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Takeaki Matsumoto, ka shprehur zhgënjimin e tij dhe në shenjë proteste ka thirrë në bisedë ambasadorin rus në Tokio, Mikael Beli.

Matsumoto i ka thënë Belit se vizita të tilla janë në konflikt me qëndrimin e Japonisë dhe i ka bërë thirrje Moskës që t’i ndalojë ato. Protesta u bë pasi zëvendës-kryeministri rus, Sergej Ivanov dhe disa ministra të tjerë, realizuan një vizitë në Ishujt Kurile.

Zyrtarët rus kanë realizuar disa herë udhëtime në këto ishuj, me gjithë protestën e Japonisë.

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ishte zyrtari i parë i lartë i këtij vendi që e vizitoi ishullin, nëntorin e vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›