Auditimet, KLSH: Në 6 muaj shtetit i janë “vjedhur” 3.664.788.000 lekë

Në 6 muajt e 2012 shtetit shqiptar i është shkaktur një dëm ekonomik 3.664.788.000 Lekë. Kjo është shifra që ka nxjerrë Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet që ka kryer. Ndërkohë që sipas kryetarit të këtij institucuini, Bujar Leskaj, dëmi ekonomik dhe ndikimi negativ financiar i zbuluar nga KLSH arrijnë në shumën totale 5.111.892.000 Lekë
Ndër të tjera në analizën 6 mujore të këtij institucioni, që Leskaj e ka paraqitur në qytetin e Vlorës, ka vënë në dukje punën e tij. Ku gjatë këtyre muajve janë dërguar në Prokurori 18 persona për shpërdorim detyre.
Gjithashtu Leskaj ka theksuar edhe marrëveshjet e bëra me institucionet e tjera dhe të gjitha me një qellim, luftën ndaj korrupsionit.