E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Pukë, Gjykata pezullon nga puna oficerët

Pezullohen oficerët e rrethit të Pukës me në krye shefin e Komisariatit. Gjykata e Pukës ka marrë vendimin për pezullimin e oficerëve të komisariatit të rrethit të Pukës, ku është pezulluar shefi i komisariatit të policisë Ridvan Bushati, inspektori i zones Lulzim Latifi dhe shefi i Krimeve Qetsor Gurra.

Pezullimi nga detyra i oficerëve erdhi pas rastit të vrasjes së dy vëllezërve në Pukë, pasi sipas Gjykatës oficerët kanë patur dijeni mbi konfliktin dhe nuk kanë ndërhyrë.
Dy vëllezërit u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë, të së njëjtës familje u plagosën rëndë në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz më 29 qershor të këtij viti.

Vktimat ishin dy vëllezërit Hil Markaj, 58 vjeç dhe Paulin Markaj, 45 vjeç, ndërsa e plagosur mbeti Tone Markaj, bashkëshortja e Paulinit dhe nipi i tij.

Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit, kur Paulin Markaj së bashku me bashkëshorten, djalin dhe nipin e tij po ktheheshin në shtëpi pasi kishin festuar ditën e Shën Palit. Kur ishin vetëm 100 metra larg banesës së vëllait të Paulinit, Hil Markaj, ata u ndeshën me pritën e burrave të fisit Përmakaj, të cilët i qëlluan me breshëri automatiku. Për pasojë humbi jetën 45-vjeçari Paulin Markaj dhe u plagos bashkëshortja dhe nipi i tij, Alfons Markaj 25 vjeç, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Me të dëgjuar breshërinë e armëve, vëllai i tij Hil Markaj dhe bashkëshortja e tij doli në oborrin e shtëpisë, ku u qëllua për vdekje nga fqinjët e tij, të cilët u larguan më pas nga vendi i ngjarjes. Plumbat prekën e bashkëshorten e tij Anxha Markaj, e cila u plagos rëndë.

Sipas policisë, dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një konflikt i hershëm mes dy fiseve, Markaj dhe Përmarkaj, lidhur me një vijë uji vaditëse në tokat e tyre. Megjithatë, sipas fqinjëve, këto dy fise kishin shpesh herë edhe konflikte të tjera sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›