E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mazhoranca bëri lëshime për imunitetin, Rama ta votojë

30-07-2012 / Gazeta 55

Kryeministri në mbledhjen e grupit të PD: Takimi me Cameron, isha një nga të paktit kryeministra apo president që merrnin pjesë në pritjene kryeministrit britanik. Rekordi në not, isha i pushtuar nga shpirti olimpik

Kryeministri Berisha trajtoi sot në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar demokrat çështje të tilla si heqja e imunitetit, vizita në Londër dhe takimet me zyrtarë të lartë atje apo dhe vendosja e rekordit personal në not të dielën në Dhërmi. Duke u ndalur te kufizimi i imunitetit, pasi 6 gushti po afron, kryeministri Berisha i ka adresuar një tjetër apel kreut të PS-së Edi Rama që të lejojë deputetët socialist të votojnë draftin konsensual. Kryeministri Berisha tha se heqja e imunitetit është qëllim madhor për vendin. “Shpirti olimpik është sëbashku, është shpirti i bashkimit të përpjekjebe për qëllim të mirë. Heqja e imunitetit është qëllim madhor dhe kundërshtohet vetëm nga ata që nuk pranojnë të jetë të barabartë me qytetarin e lirë para ligjit. Ne duhet të votojmë më datën 6 gusht. Një akt të tillë madhor ta shndërrojmë në një histori suksesi për të gjithë. Kjo nuk është garë për kredibilitet por po bëjmë atë që ligjbërësit e kanë bërë përpara shumë vjetëve. Po pranojmë një parim universal që njerëzit janë të barabartë para Zotit dhe ligjit”- u shpreh ai.
Berisha theksoi se mazhoranca i ka bërë të gjitha lëshimet që opozita të votojë për heqjen ose kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë por kreu i PS-së nuk do të votojë dh gjen pretekste. “Ende zoti Rama mesa duket nuk do pranojë të votojë për heqjen e imunitetit dhe kalon nga një pretekst absurd në tjetrin. Edhe njëherë dua ti qartësoj qytetarët se kjo mazhorancë i ka bërë Ramës çdo lëshim të mundshëm me qëllim që ai të lejojë grupin të votojë më 6 gusht. Është zoti Rama që ka kërkuar për 7 vjet me radhë që heqja e imunitetit të bëhet nëpërmjet ndryshimeve të kushtetutës dhe ne këtë e pranuam”- tha kryeministri.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e opozitës se data 6 gusht është caktuar nga shumica duke theksuar se kjo datë është detyrim ligjor. “Çdo kërkesë që kërkuan ia pranuam dhe më në fund Rama nuk e pranoj datën 6 gusht duke thënë se e caktoi shumica, një e pavërtetë e madhe . Data 6 gusht është një detyrim ligjor. Më datën 12 korrik në seancën plenare asnjë socialist nuk kundërshtoi rendin e ditës ku u caktua data 6 për ndryshimet kushtetutese, as edhe ata që e kundërshtojnë tani. Data 6 gusht është e caktuar me ujdi të plotë nga i gjithë spektri parlamentar i vendit”, tha Berisha.
Gjithashtu Kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së i është referuar vizitës së tij në Londër në kuadër të Lojrave Olimpike 2012. Ndërsa e ka cilësuar vizitën e tij në Londër si udhëtimin në botën e çudirave, kryeministri Berisha theksoi se çelja e Lojrave Olimpike ishte një spektakël i magjishëm dhe Londra mbetet kryeqyteti i këtyre lojrave.
“Njeriu e ka të vështirë ta përshkuraj një udhëtim si ky me fjalë por ia lehtëson shumë regjizori gjenial Deni Bojl i cili kishte konceptuar atë stadium si ishulli i çudirave në të cilin ky regjizor i kishte vënë vetes si qëllim të shkrijë në një, atë që është më e mira jonë idealin anglez. E preceptoje, e shijoje në çdo sekond të asaj shfaqje në të cilën Bojl e kishte sintezuar më të mirat e të gjitha kohërave të asaj toke dhe atij kombi”.
Gjithashtu kryeministri Berisha iu referua edhe takimit me homologun e tij britanik David Cameron. “Kryeministri Cameron më rezervoi një pritje të veçantë. Unë isha një nga të paktit kryeministra apo president që merrnin pjesë që u prit nga kryeministri Cameron dhe unë dua t’i shpreh falenderimet më të përzemërta. U ndeva jashtëzakonisht i nderuar”- shtoi Berisha.

Rekordi, isha i pushtuar nga shpirti olimpik
Përpara ligjvënësve demokratë, kreu i mazhorancës nuk anashkaloi dhe një tjetër moment, atë të rekordit në not në plazhin e Dhërmiut.
“Nga Londra në Dhërmi, i pushtuar nga shpirti olimpik, u nisa për nxemje jo për të thyer rekord, por nuk më lëshonte deti. Nga 131 në 141 minuta. Cila ishte ndjenja e parë kur dola, vitet poshtë dhe unë përpjetë. Vjet mora një shishe ujë, sivjet vetëm kapelen, dola por isha gati të kthehesha prapë në det. Nuk do të kisha folur për garën time personale, po të mos e lidhur me kuadrin e shpirit olimpik”, vlerësoi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›