E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kalon Bujar Leskajn, të enjten votohet në Kuvend

Share

Kandidatura e Bujar Leskajt për Kontrollin e Lartë të Shtetit ka kaluar ditën e sotme edhe në Komisionin e Ligjeve dhe tashmë zgjedhja e tij duket një fakt I kryer.

Gjatë mbledhjes së sotme, PD ka aprovuar kandidaturën e Leskajt, duke e cilësuar një zgjedhje të mirë, ndërsa opozita e ka kundërshtuar, duke pohuar se do të votojë kundër tij.

Kandidatura e Leskajt do të shkojë të enjte për votim në Kuvend, ku dhe pritet që të miratohet dhe votohet në krye të KLSH-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›