Qytetarët korçarë braktisën takimin e Edi Ramës

Reagon dega e Partisë Demokratike Korçë
Dega e Partisë Demokratike të Korçës, nëpërmjet një deklarate, falenderoi qytetarët e Korçës për braktisjen që i bënë në hapjen e fushatës elektorale, Edvin Ramës dhe Niko Peleshit.
“Ata i thanë jo politikës së dhunës, i thanë jo politikës që shkatërron dhe djeg institucionet, i thanë jo politikës së bojkotit, sharjeve dhe mashtrimeve”, tha zëdhënësja e PD-së të Korçës, Ariela Berberi.
Në deklaratë dega e PD, Korçë, nënvizoi se “kandidati i saj për kryetar bashkie ka shpallur alternativa konkrete për qytetarin dhe qytetin”.
Zëdhënësja e PD-së të Korçës solli në vëmendje investimet e qeverisë për Korçën si ndërtimi i unazës së qytetit, asfaltimi i shumë rrugëve, si dhe ndërtimi dhe rikonstruksioni i dhjetëra shkollave dhe kopshteve.