E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasri u bë burrë

Samir Nasri thotë se është pjekur në Arsenal dhe tani ndihet më i kompletuar. Mesfushori francez thekson se është në gjendje më të mirë psikologjike dhe kjo i ndihmon të paraqitet në shkallë të lartë. Ai tani është më i lirë dhe nuk ndien presion të madh, kur gjendet përballë portierit. Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 10:18

Samir Nasri beson se është bërë burrë në Arsenal, ku aktualisht është duke kaluar një sezon të mirë, derisa ekipi lufton për titullin e kampionit në Premierligë. Mesfushori 23 vjeç ka shënuar 12 gola deri më tani këtë edicion dhe, edhe pse nuk arriti të parandalojë humbjen 1-0 nga Manchester United, Arsenali mbetet në pozitë të mirë.

Edhe pse rezultati i rrëzoi ata nga kreu i tabelës dhe nënkuptoi se Arsenali nuk arriti të mposhtë Manchester Unitedin e as Chelsea, dy ekipet më të forta në futbollin anglez në dekadën e fundit, në 11 ndeshjet e fundit me ta, ai mund të kthehet në pozitën e parë nëse mposht Stoken të shtunën.

Nasri, i cili ka qenë faktor i rëndësishëm në kandidaturën e Arsenalit për titullin e parë të rëndësishëm nga viti 2005, ka thënë se qasja e përmirësuar mendore ka qenë çelësi i formës së tij të mirë këtë sezon.

“Jam duke luajtur në shkallë më të lartë dhe menaxheri Arsene Wenger kërkon të shkoj prapa mbrojtësve sepse kam aftësi ta bëj këtë”, tha Nasri i cili ishte mungesë e befasishme në ekipin e Francës për Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.

“Nganjëherë varet nga diçka në kokën e juaj, ju mendoni se mund ta bëni, e bëni një herë ose dy e më pas thoni, ‘po, është e mundshme”, shtoi Nasri i cili iu bashkua Arsenalit dy vite më parë nga Olympique Marseille.

“Tani shkoj më tepër prapa mbrojtësve sepse e di se jam në gjendje. Kur jam para një portieri, tani jam më i qetë sepse përpara ndieja presion shumë më të madh për të shënuar, ndoshta e doja tepër. Tani nuk brengosem aq shumë. Jam më i liruar në ndeshje dhe nuk i kërkoj golat, mundohem të punoj për ekipin. Nëse ndiheni ashtu, rastet ju ofrohen vetvetiu. Mendoj se varet nga koka, gjërat janë 90 për qind në kokën tuaj dhe gjithçka tjetër vjen pas saj”, theksoi ai. Nasri ka theksuar se tani edhe lexon lojën më mirë se përpara.

“Tani i shoh gjërat më herët, lexoj një pasim, goditje, çdo gjë të ngjashme”, vazhdoi Nasri për të cilin përvoja pas ardhjes në Angli e ka ndihmuar të zhvillohet.

“Kujtoni se para se të vij në Arsenal. Isha në Arsenal ku ishte më lehtë për mua sepse isha me familjen time, kam lindur atje dhe luaja për ekipin nga mosha 9 vjeçare. Kam ardhur këtu i vetëm jam rritur më tepër në atë aspekt. Kjo bëri një dallim sepse tani jam një burrë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›