Mel Gibson, divorc rekord prej 357 milionë eurosh
Robin Gibson nuk e fal aktorin e famshëm dhe i kërkon një shifër astronomike. Bashkëshortja i ka kërkuar Mel Gibsonit divorcin dhe sipas ligjeve kaliforniane, asaj i takon gjysma e pasurisë së aktorit, pra shifra rekord prej rreth 357 milionë euro. Çifti është martuar prej 20 vjetësh dhe kanë 7 fëmijë. Mes gjërave që do të ndahen janë edhe: një kishë, një ishull dhe një fermë. Ajo që i ka ngritur nervat zonjës Gibson janë disa fotografi të aktorit në disa çaste intime me një muzikante ruse të quajtur Oksana e cila kohë më parë ka pasur një rol dytësor në një nga filmat e Gibson. Sipas mediave, pasuria e Mel Gibson kap vlerën prej 640 milionë stërlinash dhe zonja pretendon të marrë gjysmën e tyre. Nëse gjithçka është e vërtetë, ky do të ishte divorci më i kushtueshëm në botën e spektaklit. Mes pasurive llogaritet edhe një kishë katolike në Kaliforni, një ishull privat në Fiji, një fermë në Kosta Rika dhe një tjetër pronë në Malibu.
15 Prill 2009