E Diel, 1 Nëntor 2026

Natalia Imbrulia puthet me Uill.i.am



Këngëtarja Natalia Imbrulia dhe Uill.i.am janë parë duke u puthur në një klub nate në Londër gjatë fundjavës që shkoi. Bukuroshja australiane dhe pjesëtari i grupit “Black Eyed Peas” po shoqëroheshin në një mbrëmje të organizuar enkas për të famshmit, ndërkohë që aty dominonte vera dhe shampanja. “Ishte një mbrëmje ku merrnin pjesë shumë personazhe VIP. Ata kishin pirë shumë, ndërsa Natali dhe Uill po ia kalonin shumë mirë me njëri-tjetrin. Pastaj ndodhi një befasi kur ata filluan të putheshin”, - ka treguar një i pranishëm.

Natalia Imbrulia

Skarlet: “Nuk e dija që ‘I Kissed A Girl’ është shkruar për mua”

Aktorja Skarlet Xhonson ka mbetur e shokuar pasi ka zbuluar se hiti i verës i këngëtares Keit Perri, “I Kissed A Girl”, ishte shkruar për të. Perri së fundi ka zbuluar se aktorja seksi kishte qenë frymëzim për të gjatë krijimit të hitit dhe Xhonson s’mund të pretendojë më tepër. “Kjo është shumë ledhatuese, por buzët e mia janë ca mashtruese. Nuk e kam pasur idenë se kënga është për mua”, - ka thënë Xhonson.

Madona porosit Britnin: “Mos u marto sërish”

Këngëtarja Britni Spirs, e cila u divorcua nga burri Kevin Federlain nё vitin 2006, tha se ka marrё këshilla nga Madona pёr tё mos u martuar më kurrё. Britni sё fundi performoi nё skenё sё bashku me kёngёtaren e “Material Girl”, nё njё koncert tё turneut tё kësaj tё fundit, ndërsa përsa i takon temës mbi meshkujt, Madona, e cila u divorcua nga burri, Gaj Riçi, nuk ka pasur dyshime se çfarë ёshtё mё e mirё pёr femrat si ato. “Britni e ka pyetur Madonёn nёse ajo do tё martohet sёrish pas ndarjen nga Gaj. Madona jo vetëm qё ka thënё se ajo nuk do ta bёjё kёtё, por e ka porositur Britnin ta harrojё martesën”, - ka thёnё njё burim. “Ajo i ka thёnё se kjo gjё nuk funksionon pёr femrat si ato. Madona qartas sheh shumё gjёra tё saj te Britni, pasi ajo duket shumё e etur ta ndihmojё atё”, - ka shtuar burimi.

Hudson: “Nuk më pëlqen ta ndjek modën”

Aktorja simpatike, Keit Hudson, i urren të gjitha komplimentet të cilat i bëhen rreth stilit dhe shijes së modës. Ylli i filmit “Fool’s Gold” nuk e sheh veten si person me stil, pasi ajo thotë që hedh në trup çfarëdo gjëje që t’i dalë para në mëngjes. “Më pëlqen t’i përziej rrobat. Më pëlqen një pamje që nuk është shumë e menduar ose e zbukuruar. Më pëlqejnë veshjet e relaksuara dhe shpesh vetëm i hedh gjërat në trup minutën e fundit, si të gjitha nënat e angazhuara”,- ka thënë Hudson. “Nuk vishem për askënd, por për vete dhe për njerëzit që i dua, prandaj gjithmonë më bëjnë për të qeshur njerëzit që thonë se sa e ndjek modën”, - ka shtuar aktorja.

19 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›