Rihana, video “hot” me Timbërleik
Rihana nuk ndalet kur bëhet fjalë për krijimtarinë e saj. Në videon e re të Rihanës, të titulluar “Rehab”, merr pjesë edhe i famshmi Xhastin Timbërleik, i cili është edhe bashkautor i këtij krijimi të ri, ndërsa producent është Timbërlend. Por çfarë ndodh? Imagjinoni një shkretëtirë dhe dy trupa të nxehtë... Fillon kënga dhe shfaqet Rihana, e mbështetur në një makinë, me një veshje joshëse dhe taka të larta. Nga larg afrohet një motor me një djalosh misterioz. Sapo afrohet pranë Rihanës motoçiklisti heq kaskën dhe zbulojmë se është pikërisht Xhastin Timbërleik.
Ditët e fundit është folur mjaft rreth kësaj videoje. Disa foto që qarkulluan në rrjet dëshmuan se sa të nxehta ishin takimet mes Rihanës dhe Xhastinit. E në fakt, duke u nisur nga videoja, pritja u shpërblye për mrekulli. Të dy shkëmbejnë vështrime dhe në fund të këngës e lënë veten të lirë mes skenave të nxehta.
Xhoni Dip me pamjen si i çmendur
Imazhet e para të filmit të ri të Burtonit
Pamje perfekte e një të çmenduri, gotik, por edhe magjepsës. Është pikërisht personazhi i interpretuar nga Xhoni Dip në versionin e “Liza në botën e çudirave”, që do të vijë në regjinë e Tim Burton. Nga rrjeti vijnë imazhet e para se si do të jetë personazhi i Dipit. Ajo që nuk është e qartë është nëse fotoja është reale, apo një punim në kompjuter për punën përgatitore. Por ajo duket e mjaftueshme për të ulur ankthin e pritjes së filmit aq të përfolur. Një personazh i ri që i shtohet listës së personazheve të Dipit, të karakterizuar jo vetëm nga plani i karakterit, por edhe ai estetik dhe viziv. Nga flokët e çrregullt mund ta krahasojmë me personazhin e Eduard Gërshërës dhe protagonistit të fabrikës së çokollatave. Përralla e Levis Karolit i afrohet përsosmërish shpikjeve vizive të Tim Burtonit dhe ekziston një kureshtje e madhe për këtë projekt (do të dalë në vitin 2010). Me Xhoni Dipin do të interpretojnë edhe An Hethuej, Helena Bonham Karter, Stivën Fraj dhe Alan Rikman.
19 Nentor 2008