Visar Zhiti: “Ju rrëfej shqiptarët këndej dhe andej Adriatikut”
EKSKLUZIVE/ FLET VISAR ZHITI, SHKRIMTARI I VITIT” NË PANAIRIN E LIBRIT “TIRANA 08”
Petrika GROSI
Pas shpalljes së tij nga Panairi i Librit “Tirana 2008” si “Shkrimtari i vitit”, gazeta “Albania” ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Visar Zhitin. Shkrimtari dhe poeti i njohur flet duke nisur që nga emocionet e marrjes së çmimit (të dorëzuar nga kryeministri Berisha) deri te zhvillimet e marrëdhënieve kulturore të shqiptarëve në diasporë dhe integrimin e tyre të shkëlqyer në mjedisin socialkulturor të komunitetit italian. Më tej, biseda jonë kalon natyrshëm te problemet dhe debatet e fundit mbi figurat kombëtare të historisë, si psh Skënderbeun, apo edhe te çështja shqiptare, fati i keq që duket se na ndjek, por që, sipas Zhitit, nuk duhet të jemi fatalistë pasi ndryshime pozitive për të gjithë shqiptarët po ndodhin.
Është hera e dytë që ju shkoni në Itali me mision diplomatik-kulturor. ǒdo të thoshit lidhur me këtë?
Siç e thatë ju, është hera e dytë që unë rikthehem në të njëjtin rang, me të njëjtën detyrë, për çështjet e kulturës, arsimit, universiteteve, rinisë dhe diasporës shqiptare në Itali. Më duket se vëmendja ndaj Shqipërisë, kulturës sonë, diasporës në Itali, ka një ndryshim për mirë. Shqiptarët nuk vështrohen ashtu siç ndodhte vite më parë, kur ne bashkë me vajtjen tonë atje dukej sikur kishim çuar krimin dhe gjithë ato probleme të tjera që dihen. Shqipëria nuk është më vendi i panjohur fqinj, por vendi i njerëzve që punojnë dhe dinë të integrohen kudo në Europë. Është i gëzueshëm fakti që dhe në statistikat që botohen në Itali, krimi nuk ka më për autorësi shqiptarët. Shpesh herë ngrihet pyetja: “Kanë ndryshuar shqiptarët, apo ka ndryshuar Italia në këndvështrimin ndaj tyre?” Mendoj se janë të dyja. Ne po e kuptojmë më mirë Europën dhe vetveten, ndërkohë që Italia po zbulon një Shqipëri tjetër, të vlerave, kulturës, artit. Me këtë nuk dua të them se është harruar e keqja, por që ajo nuk është problematika e parë në këtë rast. Në anën tjetër, Italia është një vend potencial, metropol i fuqishëm i kulturës europiane e botërore. Ajo, krahas promovimeve të kulturave të vendeve të tjera, ka shfaqur vëmendje edhe ndaj kulturës shqiptare. Vazhdimisht bëhen veprimtari kulturore shqiptare, ekspozita pikture, promovime librash të shqiptarëve që shkruajnë direkt në gjuhën italiane, etj. Ndërkaq kemi edhe artistë të njohur në fushën e baletit, muzikës klasike dhe asaj operistike. Gjithashtu, instrumentistë shqiptarë janë të pranishëm në formacione të ndryshme deri te teatri “La Skala”. Ajo që ne si shqiptarë na magjeps është fakti se në të gjitha universitetet italiane ka shqiptarë, të cilët herë pas here shquhen. Para pak kohësh isha në ceremoninë e studentëve më të mirë të vitit në universitetin më të madh të Europës, “La Sapienca”, të Romës, ku vendin e parë në jurisprudencë e zuri një student shqiptar.
Krahas kësaj panorame që bëtë ju, kemi për të disatën herë rastin e një artisti shqiptar që kapet me drogë (shkrimtari Zyhdi Morava). Si e përjetuat këtë ngjarje?
Natyrisht që nuk na ka ardhur hiç mirë që kjo ka ndodhur. Mesa di unë, qoftë Koço Devole, qoftë Liljana Kondakçi, më tepër se probleme gjyqësore kanë qenë një zhurmë mediatike. Mesa kam informacion, zyrtarisht për këta të dy nuk ka prova apo dënim për trafik droge. Po kështu, nuk nxitoj të pranoj gjë as për Zyhdi Moravën, pasi ende ai nuk ka dalë në gjyq dhe nuk kemi marrë vesh si qëndron e vërteta. Gjithsesi, kjo nuk është një dukuri përgjithësuese, por një krim, përgjegjësia e të cilit bie mbi atë që e kryen. Dëshiroj që Morava të mos ketë faj. Natyrisht, gjithçka është përtej asaj që duket. Duhet pasur parasysh që edhe arti bëhet nga njerëzit, të cilët kanë edhe ato greminat e tyre. Personalitete të famshme botërore dimë që janë marrë me gjëra të ndaluara apo të dënueshme. Në rastin e Zyhdi Moravës shpreh dëshpërimin tim.
U vlerësuat si Shkrimtari i Vitit nga Panairi i Librit “Tirana 2008”. Si e pritët këtë çmim?
Së pari më gëzon fakti që në vendin tim bëhen panaire të tilla libri. Libri është kujtesë kombëtare, kulturë, sintezë e shpirtit të një populli me një vizion për të ardhmen. Më vjen mirë që shoh dyndje njerëzish përbri librit. Libri bashkon popuj, bashkon kohëra, bashkon emra dhe në këtë mjedis marramendës më vjen mirë që jam pjesë e tij dhe që vlerësohem nga panairi. Për më tepër, ma bën më të rëndësishëm këtë akt dhënia e çmimit nga vetë kryeministri i vendit. Një kryeministër që merr pjesë në ceremoni të tilla që kanë të bëjnë me librin, që shikon panairin dhe ndalet në stendat e librit, mua më ngazëllen sepse po nuk u vështrua nga kultura, nga libri, gjithmonë shoqëria dhe shteti do të jenë të mangët.
Çfarë jeni duke shkruar së fundmi?
Jam duke përgatitur diçka të gjatë në prozë.
Cila do të jetë tema e romanit?
Është letërsi, trillim, por mbështetem te përjetimet e këtyre viteve të fundit. Më intereson tema e ikjes. Në Shqipëri kam parë ikjen e shqiptarëve, kurse në Itali mbërritjen e tyre. Pra, shqiptarët në të dy brigjet. Do të jetë narracion, larg trillerit. Më intereson ikja nga vetvetja dhe gjetja e vetvetes.
Pra, do të merreni me shqiptarët që e gjejnë vetveten diku tjetër, larg vendit të tyre?
Edhe diku tjetër, gjetja e vetvetes jo gjithmonë gjetiu, por edhe gjetiu, në veten tënde.
Sa e vështirë është gjetja e vetvetes?
Ndonjëherë është e pamundur.
Pse e pamundur?
Sepse vetvetja është pjesë e vendit. Shoqëria shqiptare është ende në kërkim dhe nuk e ka lënë ende pas të kalurën. E kaluara kalendarike është përtej shekullit tjetër, por ndodh që të zë pusi në të ardhmen.
Pse shqiptarëve duket sikur shpesh u mungon fati?
Natyrisht që nuk kemi pasur fat, por nuk duhet të ketë as fatalitet. Shpesh herë ne e thërrasim fatalitetin, jo se na ndjek. Unë erdha nga Italia për librin dhe shoh shtypin të mbushur me “ç’skënderbeizimin” e Shqipërisë. Të godasësh Skënderbeun, do të thotë të shkallmosh me themele historinë e Shqipërisë. Edhe nëse është një fat i keq që na sulmon, ne nuk duhet dhe s’kemi pse t’i themi “mirë se erdhe”. Duhet të mbrojmë emblemat tona kombëtare.
Meqë folëm për Skënderbeun, teza e fundit është hedhur nga studiuesi austriako-gjerman, relativisht i ri por tepër serioz, Oliver Shmit. Nuk duhet ta marrim fare parasysh?
Nuk besoj që është më pak serioz Vatikani, i cili është shumë skrupuloz dhe ka biblioteka e arkiva të tmerrshme, në kuptimin e seriozitetit. E di fare mirë se ç’është Skënderbeu, e di fare mirë që papët e kanë cilësuar atë si “Atlet të Krishtit” dhe nuk mund të jesh i tillë si kompensim i hakmarrjes për vrasjen e babait. Jo më kot, në sheshin më të madh të Romës, “Albania”, është vënë një diçiturë e studiuar shumë mirë ku shkruhet: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbrojtës i paepur i qytetërimit perëndimor”. Nuk besoj se këto janë rastësira, por sinteza të studimeve dhe dokumenteve.
Në një prononcim për mediat, Kadare e ka quajtur variantin e ri mbi Skënderbeun si sulm ndaj lirisë dhe ndaj qytetërimit europian. Ju si do ta komentonit?
Bashkohem me shqetësimin e tij dhe vlerësimet që bën Kadareja. Skënderbeu nga Italia shikohet si prekursor i Europës së Bashkuar. Një vlerësim të tillë, që e bën Italia dhe Europa, do të thosha se duhet ta shikojmë me më shumë seriozitet.
Sulmet e shpeshta ndaj figurave tona dhe simboleve kombëtare besoni se mund të jenë edhe veprime agjenturash?
Ballkani është i shquar për strategji të fshehta, mëri dhe pabesi shtetesh. Mendoj se këtë kohë fati ka qenë shumë dorëlëshuar për shqiptarët. Tashmë në Ballkan ne kemi dy shtete dhe njëkohësisht po ngrihen çështje që nuk guxohej as të mendohej më parë, siç janë Çamëria, etj. Këto lëvizje natyrisht që do të shqetësojnë qarqe konservatore, radikale, të cilat duan të ruajnë statuskuonë për të mos humbur atë që kanë pasur. Dhënia të drejtë një kombi të martirizuar detyrimisht do t’i vërë në lëvizje këto struktura. Luftërat sot nuk bëhen me armë e bomba, ballëpërballë, por janë më të sofistikuara, me kulturë e libra. Ndaj dhe ky panair për mua është një arsenal i armatimit shpirtëror.
19 Nentor 2008