E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rally Albania", aksidentohet lehtë një garues

Në ditën e dytë të garës është shënuar edhe aksidenti i parë por fatmirësisht pa ndonjë dëmtim serioz
TIRANË- "Rally Albania" në ditën e dytë të startimit të saj ka qenë tepër e rrezikshme për garistët ku njeri prej tyre ka mbetur i dëmtuar. Gjatë kampionatit, i cili është zhvilluar në Petrelë të Tiranës, ditën e djeshme gjatë garës njëri prej pjesëmarrësve është rrëzuar nga një lartësi prej 30 metrash lartësi. Por fatmirësisht garisti ka marrë disa plagë të lehta, ndërsa mjeti i tij është dëmtuar. Atij i është dhënë ndihma e parë dhe më pas e ka marrë sërish veten. Mësohet se ka qenë terreni tejet i vështirë dhe lagështira e cilat i kanë hapur rrugë aksidentit të garistit në kampionatin Rally Albania Rally. Në ditën e parë në kategorinë Go Cart ka triumfuar një italian, ndërsa në motora, Gashi nga Kosova. Ndërsa në garën Of Road, apo ajo që njihet ndryshe edhe si Rally i mirëfilltë, Renti Sina ka qenë dominues me makinën e tij 4X4. Dita e parë nuk u shoqërua me aksidente edhe pse morën pjesë 98 mjete, duke shënuar një numër rekord për këtë kategori, ndërsa në dita e dytë e garëska rrezikuar jetën e njërit prej pjesëmarrësve mjeti i të cilit ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash. Pavarësisht aksidentit që fatmirësisht nuk pati viktima, Rally Albania ka shpërndarëdje edhe çmimet për fituesit e garës së parë të sezonit, Petrela Grand Prix.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›