Nato, Kuvendi miratoi paketën ligjore

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me unanimitet paketën e derimit të Shqipërisë në NATO. Paketa për Aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, përbën edhe bazën ligjore dhe nënligjore për ta bërë Shqipërinë një vend anëtar të NATO-s. Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u përshëndet si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita të cilët e konsideruan këtë moment një arritje të politikës shqiptare dhe qytetarëve në tërësi. Votimi i paketës të ligjeve për anëtarësimin e vendit në NATO u duartrokit sot nga të gjithë deputetët