E Diel, 1 Nëntor 2026

S’ka rritje radioaktiviteti në Kozloduj

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 12:47

Në centralin bërthamor Kozloduj, në Bullgari, nuk është shënuar rritje e radioaktivitetit pas mbylljes së reaktorit të pestë për shkak të remontit, deklaroi drejtori ekzekutiv i centralit bërthamor, Kostadin Dimitrov.

Sipas tij, radioaktiviteti nuk është rritur as në hapësirën e centralit, e as në ambientin përreth tij.

Reaktori i pestë i Kozlodujit u ndal më 26 prill, për shkak të remontit të rregullt vjetor. Të mërkurën u konstatua një rrjedhje e vogël e radioaktivitetit, për ç’arsye edhe u evakuuan punëtorët e centralit.

Kozloduji përbëhet nga gjashtë reaktorë, dy të parët e të cilëve u mbyllën në vitin 2005, ndërsa i treti dhe i katërti pas anëtarësimit të Bullgarisë në BE, në vitin 2007.

Reaktori i pestë dhe i gjashtë, secili me fuqi 1,000 megavat, janë ndërtuar më vonë dhe, sipas ekspertëve, këta reaktorë nuk paraqesin ndonjë rrezik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›