Topi dekoron këngëtarin italian Al Bano Karrizi
Dekorohet me urdhërin "Nënë Tereza", këngëtari italian Al Bano Karrizi. Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë një ceremonie të zhvilluar në Pallatin e Brigadave dekoroi këngëtarin italian i cili është i pari këngëtar perëndimor që ka dhënë koncert në Shqipëri që në vitin 1989 me motivacionin si 'Personalitet i shquar i muzikës italiane", që me artin dhe talentin e tij evidentoi dhe përçoi tek publiku vlerat e mëdha të humanizmit, lirisë dhe të një shoqërie më të drejtë, mikut të çmuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dashuria për të cilët u bë pjesë e jetës së tij.
Ndërsa kengetari Al Bano Karrizi u shpreh i emocionuar se
"Për Shqipërinë kam dëgjuar qëkurse isha i vogël, e më pas kuptova se më parë vinte Shqipëria ('Albania') e pastaj Al Bano", tha këngëtari italian.