Juliana Pasha, sonte në finalen e Eurovision 2010
drejt finales së madhe. Me një performancë të shkëlqyer, këngëtarja ka rrëmbyer edhe duartrokitjet e shumë spektatorëve. Pasha ka kënduar e 12-ta në gjysmëfinalen e parë të Festivalit Europian të Këngës, mes shumë këngëtarëve të tjerë europianë, të cilët garuan për një vend në finalen e 29 majit. Nuk mundem pa ty është një kompozim i Ardit Gjebresë dhe Pirro Çakos dhe është kënga fituese e festivalit Kombëtar të Radio Televizionit. Juliana Pasha e çon në 7 numrin e pjesëmarrjeve të Shqipërisë në këtë eveniment të muzikës europaine. Për herë të parë Shqipëria u përfaqësua nga Anjeza Shahini, e cila u rendit e 7-ta në finalen që u zhvillua në Stamboll në vitin 2004. Votimi këtë vit ka ndryshuar nga vitet e tjera, sepse secili mund të votojë përmes një telefonate për fituesin duke u përpjekur kështu që ti jepet fund solidaritetit të votimit për vendin fqinj. Agjencia e lajmeve Dojçe Vele, bën të ditur se vitin e kaluar më shumë se 120 milionë teleshikues që shënoi festivali dëshironin që ti jepnin me telefon votën këngëtarëve dhe këngëve të tyre të preferuara. Por meqë vitet e fundit ka pasur dhe zëra se vende nga rajone të caktuara, (si Skandinavia, Evropa Lindore dhe Ballkani), u jepnin votat njëri-tjetrit kushtëzuar dhe si vende fqinjë, procedura këtë vit vjen e ndryshuar. Prej vitit 2009 pikët, e secilit vend, përcaktohen gjysma me "Televoting" dhe gjysma nga një juri kombëtare e përbërë prej pesë vetësh. Kjo mënyrë ka reduktuar akuzat e favorizimit të padrejtë brenda rajoneve të caktuara. Ndërkohë këtë vit juritë ishin të pranishme që në gjysmëfinale, një tjetër hap në drejtim të transparencës, kurse risia tjetër e re, ishin që telespektatorët të japin votën e tyre gjatë gjithë transmetimit. Nga një numër telefoni jep deri në 20 herë vlerësimin tënd. Ville Vedenpaa i televizionit shtetëror finlandez YLE e quajti vendimin e organizatorit, unionit të radiove evropiane (EBU), një hap në drejtimin e duhur.