Ndahen çmimet e akademisë "Kult"
Edicioni i gjashtë i çmimeve të akademisë "Kult" vlerësoi me trofetë e vitit 11 zhanret e artit dhe kulturës në Shqipëri në mbrëmjen festive të prezantuar nga moderatorët dhe aktorët e njohur Ema Andrea dhe Helidon Fino. Me trofeun e përkthyesit të vitit u vlerësua Studjuesi Prof. Aurel Plasari me veprën me Poezi të Anna Ahmatovas me tej shkrimtari Bashkim Shehu për librin artistik Romanin "Mozart me vonesë ". Ferit Duka meritoi trofeun e libri studimor të vitit me veprën "Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare" - studime dhe dokumente Artistja e njohur Yllka Mujo u vlerësua në mungesë përmes mikes këngëtares Ema Qazimi si aktorja e vitit me interpretimin e kulmuar në teatrin kombtar të "Filumena Marturano"Garibaldi i Vasian Lamit meritoi trofeun e aktorit të vitit tek shfaqja "Forca e zakonit" Kushtrim Bekteshi u vlerësua me trofeun e regjisë teatrore të vitit për shfaqjen "Kush ka frikë nga Virginia Woolf".
Me ekspozitën e saj personale "28 maj" Najada Hamza u vlerësua si artistja pamore e vitit. Genc shkodrani rrëmbeu artistikisht trofeun e sivjetshëm të skenografisë në operan "Norma".Merita Rexha u vlerësua si instrumentistja e vitit me koncertin recital me pjesë nga Robert Schumann , Artistja Shpresa Beka u shpall interpretja lirike e vitit me rolin e Adalgizës tek opera - Norma. Kujtim Prodani u vlerësua për albumin muzikor të vitit "Me sytë nga dera".
Kurse me çmimet honorifike ose trofetë "Kult" ekstra u vlerësuan nga drejtori ekzekutiv i akademisë Ylli Sula me postulatin se nderohemi prej vlerave të tyre, dy mjeshtret e artit kombtar si aktorja Drita Pelinku, dhe në mungesë në ditëlindjen e saj këngëtarja e kombit Vaçe Zela.