E Diel, 1 Nëntor 2026

Imazhi i Skënderbeut, Topi:është krenari dhe model për shqiptarët

është zhvilluar në qytetin e Durrësit konferenca me temë "Historia dhe imazhi i Skënderbeut" ku ka marrë pjesë edhe presidenti Bamir Topi. Në fjalën e tij kreu i shtetit duke ngritur lart figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu theksoi se ai ishte poeti i diplomacisë shqiptare.
"Për shqiptarët Skënderbeu është emocion, krenari dhe model i përjetshëm, ose siç thoshte Kuteli: "Skënderbeu tek ne do të thotë bar, lule, mal, fushë do të thotë gjithçka dhe prandaj në fëmijëri jemi rritur me tregimet për të, në rini jemi mburrur me bëmat e tij, ndërsa në pleqëri nuk mundemi veçse ta admirojmë" theksoi Topi.

Më tej ai theksoi se "thelbi identitar i këtij kombi gjeti tek figura e Skënderbeut edhe vetëdijen e tij bashkëkohore, kauzën e shenjtë të nderit të ngjizur me lirinë, aq sa Naimi i frymëzuar nga kjo e kaluar e lavdishme iu drejtua bashkëkombësve me fjalët "Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar", sepse ishte pikërisht Shqipëria e Skënderbeut që revokohej nga rilindasit si shtysë shpirtërore e politike për rizgjim kombëtar".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›