E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba perandori 69 vjet më pas, si vlerësohet sot akti i atentatorit Vasil Laçi

Rimarrja në kohë e atentatit ndaj perandorit italian prej të riut Vasil Laçi duket se merr një tjetër vlerë në rrafshin e rezistencës shqiptare.

17 majin e vitit 1941, Mbreti i Italisë Viktor Emanueli i III-të,edhe Mbret i Shqipërisë kishte mbaruar vizitën e tij shtatë-ditore në Shqipëri dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në rrugën e Durrësit u qëllua disa herë me revolver në drejtim të tij nga djaloshi 19-vjeçar i quajtur Vasil Laçi.

Mbreti Emanueli i III-të, shpëtoi pa u qëlluar, vetëm në saj të agjentëve të policisë së fshehtë italiane që atë ditë ndodheshin në gatishmëri të lartë dhe ia kapën menjëherë revolverin djaloshit nga fshati Piqeras i Sarandës

Jashtë ideologjive komuniste dhe fashiste, Enver Kushi shefi i muzeologjisë në muzeun historik kombtar dedukton sot me parjen e disa dëshmive të reja arkivore se akti në tentativë i Vasil Lacit nuk ka qenë luftë agjenturash ndërmjet Greqisë së sulmuar ushtarakisht dhe Italisë fashiste por thirrje e hapur për qëndresë dhe luftë të pandërprerë për clirimin e Shqipërisë nga pushtuesi.

Arkivi italian i luftës e përshkruan si një djalë nëntëmbëdhjetvjeçar, një farë Mihailoff, me origjinë greko-maqedonase si një njeri gjysëm të çekuilibruar, i cili me këtë gjest ka dashur të manifestojë indinjatën e vet, që s'është marrë në konsideratë, si poet, nga autoritetet lokale. Mbreti nuk i dha peshë kësaj gjëje dhe thonë se i ka thënë Vëralcit, në krah të tij: "Gjuan mjaft keq, ai djalë".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›