E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen sot çmimet e AIITC-së

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, zhvillon sot ceremoninë e ndarjes së çmimit "AIITC", në të cilin do të kurorëzohen fituesit e edicionit të tretë. Emrat më të njohur të shkencës, artit dhe kulturës shqiptare kandidojnë për tri kategoritë e çmimit "AIITC". Ata do të vlerësohen në kategorinë e librit më të mirë të vitit në gjuhën gjuhës shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame, peizazhin më të bukur në penelat e piktorëve shqiptarë, si dhe krijimin më të arrirë nga moshat e reja në prozë ose në poezi me temë "E bukura në shpirt dhe në jetë". Aktiviteti organizohet për të tretin vit dhe ka në fokus krijimtarinë e vitit që lamë pas, pikërisht vitit 2008. Kjo distancë kohore bëhet me qëllim të vendosjes së objektivitetit si element kryesor në vlerësimin e konkurrentëve, sepse faktori kohë garanton një gjykim më të pjekur e profesional.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›