Shqiptarët në Itali, 19 vjet pas komunizmit
Historia e diasporës së re shqiptare në Itali, dhe ecuria e saj e deritanishme, - e fotografuar në momentet e saj më kuptimplota, - ishin tema qendrore e konferencës "Diaspora Shqiptare 19 vjet pas ngjarjeve që shënuan fundin e diktaturës", e cila u zhvillua në Torino pak ditë më parë.
Publiku, mbi 150 të ftuar, italianë dhe shqiptarë ndoqi më vëmendje dhe duartrokiti ndërhyrjet e relatorëve, që trajtuan çështje të historisë së Shqipërisë dhe të diasporës së saj në Itali, si edhe çështje të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve. Konteksti historik dhe kulturor i zhvillimeve kryesore në
territoret shqipfolëse në Ballkan u trajtua nga studiuesi italian dr. Raffaele D‘Amato. Në fjalën e tij, ai u ofroi të pranishmëve mundësinë të ndërmerrnin një udhëtim historik përmes qytetërimit të shkëlqyer shqiptar, i cili, duke ruajtur trajtat e tij të spikatura, autoktone ka kontribuar fuqishëm në formimin e qytetërimit mesdhetar. Në vitin 1990, me gjithë prurjet e emigracionit të ambasadave, bashkësia shqiptare në Itali, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Italiane, nuk numëronte më shumë se 2000 veta. Në atë vit, shqiptarët përbënin grupin më të vogël të të huajve që jetonin
në shtetin fqinj. Sot, 500 mijë shqiptarët e Italisë janë të
parët, ndër bashkësitë e huaja jo-komunitare dhe të dytët në
përgjithësi, pas komunitetit rumun në Itali. Aktiviteti kulturor u organizua nga shoqata italo-shqiptare "Vatra" dhe nga Qendra Piemonte Europa.