Ndahet Pano nga jeta, qeveria e shpall dite zie kombetare
Para mbledhjes se djeshme te qeverise, kryeministri Sali Berisha urdheroi qe te mbahej nje minute heshtje, per te respektuar legjenden e futbollit tone dhe theksoi se dita e percjelljes se Panajot Panos per ne banesen e fundit, do te shpallet dite zie. "E pavdekshme mbetet legjenda qe ai la pas, por edhe nderimi i mbare shqiptareve qe e deshen aq shume futbollistin e paperseritshem". Kryeministri Berisha, ne nder te ikones shqiptare te futbollit Panajot Pano, i cili u nda nga jeta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e hapi mbledhjen e qeverise duke bere vleresimet maksimale per talentin dhe dhuntite e jashtezakonshme te legjendes se futbollit shqiptar. Duke e cilesuar Panon, si personalitetin qe per dekada me radhe mbushi me entuziazem, gezim dhe krenari zemrat e te gjithe sportdashesve shqiptare, kryeministri Berisha shpalli dite zie kombetare, diten e zhvillimit te ceremonialit mortor te te ndjerit Panajot Pano. "Ne te gjitha institucionet shteterore dhe publike, flamuri kombetar te ulet ne gjysme shtize dhe ne oren 12.00 te mbahet nje minute heshte. Radio dhe Televizioni Publik, gjate zhvillimit te ceremonialit, te transmetoje muzike funeber", - u shpreh kryeministri. Berisha theksoi se Ministria e Turizmit, Rinise, Kultures dhe Sporteve do te organizoje ceremonialin dhe do te perballoje te gjitha shpenzimet e varrimit. Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se Panajot Pano ka marre nga te gjithe qytetaret e ketij vendi dhe mbare kombi shqiptar, nga institucionet me te larta te vendit dhe te organizmave kryesore te sportit nderkombetar, vleresimet me te medha dhe me te merituara. "Vertet ai vdiq, - u shpreh kryeministri - por e pavdekshme mbetet legjenda qe ai la pas, si dhe nderimi i mbare shqiptareve qe e deshen aq shume futbollistin e paperseritshem". Me tej, kryeministri Berisha ftoi Keshillin e Ministrave te mbajne nje minute heshtje ne nderim te te ndjerit Panajot Pano, e t'i percjellin ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve, miqve te tij dhe mbare sportdashesve shqiptare.
Mesazhi i pare i ngushellimit, nga Presidenti Topi
Presidenti Bamir Topi shprehu ngushellimin zyrtar, pak momente pas lajmit qe erdhi pirjet oqeanit, per ndarjen nga jeta te mjeshtrit te madh te futbollit shqiptar, Panajot Pano. Nje vit me pare Presidenti Topi, shpalli me dekret te posacem Panajot Panon "Nder te Kombit". Pas ndarjes nga jeta Topi shprehu ngushellimet per familjen, duke cilesuar se Shqiperia humbi nje prej njerezve me te shquar.
Rama, telegram ngushellimi per humbjen e Panajot Panos
Kreu i PS-se, pas ndarjes nga jeta te legjendes se futbollit shqiptar, Panajot Pano ka derguar nje telegram ngushellimi per familjen. "Me lejoni, qe ne keto momente te veshtira dhimbjeje per humbjen e njeriut tuaj te dashur, t'ju shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta. Panajot Pano ishte nje nga ata njerez qe vijne rralle ne historine e nje vendi dhe me talentin mbreselenes qe shfaqi nder vite ai ka merituar nje vend te pazevendesueshem ne historine e sportit shqiptar. Loja e tij, e denje per ekipet me te medha te kohes, u kthye ne nje burim frymezimi, hareje e krenarie per te gjithe shqiptaret ne nje epoke kur arsyet per t'u gezuar e per t'u ndjere krenar ishin aq te pakta. Duke ndare me ju dhimbjen per humbjen e ketij njeriu kaq te dashur e te respektuar nga te gjithe ne, gjej ngushellim ne faktin qe ai do te jetoje pergjithmone ne mendjet dhe zemrat e te gjithe shqiptareve", - perfundon Edi Rama letren e ngushellimit, derguar familjes Pano.