E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta, Arqile Boti

Mjeku popullor

Arqile Boti, i njohur nga të gjithë si mjek popullor, u nda nga jeta dje, për shkak të një sëmundjeje në gjak. 71 vjeçari mbylli sytë në banesën, ku prej vitesh vuante për shkak të kësaj sëmundjeje të pashërueshme. Boti ka lindur në Bularat të Dropullit të Gjirokastrës. Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë, ndërsa studimet e larta i ka ndjekur në universitetin e Tiranës, dega Mjekësi. Emri i tij është bërë i njohur për ndërthurjen që i ka bërë mjekësisë alternative dhe asaj shkencore e moderne. Nisur nga mjeshtëria që e karakterizonte mjekun popullor, kohë më parë, është vlerësuar me medaljen “Mari Kyri” nga Qendra Ndërkombëtare e Biografi ve të Kembrixhit. Nga ana tjetër Arqile Boti, është shpallur qytetar Nderi i Gjirokastrës, nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›