E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanoviq: Nuk ka momente të reja rreth veriut të Kosovës

Beograd, 13 gusht – Sekretari shtetëror për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se “nuk ka momente të reja në lidhje me veriun e Kosovës”, për të cilin siç kanë paralajmëruar mediet e Prishtinës në qarqet diplomatike po përgatitet modeli i autonomisë së Tirolit Jugor.

“Spekulimet mediatike lidhur me statusin e ardhshëm të veriut të Kosovës janë pasojë e thashethemeve të verës”, ka thënë Ivanoviq për gazetën serbe “Danas”.

“Për çdo ditë, si me kallëp, lansohen teori për shkak se veriu i Kosovës për Prishtinën është temë e përhershme dhe problem që nuk është zgjidhur. Kjo është edhe ndërrim i mirë tezash për problemet e brendshme kosovare: krizën sociale, aferat korruptive në qeveri, hetimet, të cilat po i udhëheq EULEX-i”, ka shtuar Ivanoviq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›